Astroliving 2 Gusht 2022

Horoskopi i muajit gusht: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Astroliving

BINJAKËT

Ky muaj do të jetë i mbushur me mendime dhe zbulime të çuditshme. Gjithçka nis me një mundësi të fuqishme për të ndjekur intuitën. E teksa Marsi agresiv bashkohet me Uranin e paparashikuar më datë 1, do të zbuloni disa të fshehta që do t’ju befasojnë. Mos u tregoni impulsiv me informacionet që do të mësoni, sepse gjithçka do trajtuar me delikatesë. Këtë muaj do të ndiheni më impulsivë. Mërkuri, planeti juaj sundues ju inkurajon që të arsyetoni me dashuri dhe mirësi.  Bëjini të afërmit tuaj të ndihen më të dashur brenda familjes. Pas datës 11, edhe jeta juaj sociale do të jetë më emocionuese. Do të keni frymëzimin për t’u përfshirë në biseda flirtuese dhe të bëni plane me miqtë, të cilët do të donin të kalonin më shumë kohë me ju. Hëna e plotë në Ujor më datë 11 do t’ju shtyjë të jini më mendjehapur dhe të kërkoni aventura. Mos u mërzitni me detajet e vogla. Mërkuri do t’ju mësojnë se si të falni dikë dhe mos harroni se të falësh do të thotë të mos lejosh dramat e tjetrit të bëhen pjesë e jetës suaj. Marsi agresiv do të futet në shenjën e Binjakëve më datë 20 dhe një ndjesi nxitimi dhe padurimi do t’ju karakterizojë. Përdoreni energjinë për të shtuar vetëbesimin. Pas datës 25 do ta keni më të lehtë të shpreheni. Shpesh ndjeni nevojën që t’jua përsërisin se ju duan shumë. Lëreni mënjanë imazhin e prestigjit që krijoni kot në kokën tuaj dhe përqendrohuni më shumë te suksesi juaj i brendshëm.

GAFORRJA

Ky do të jetë muaji i ulje-ngritjeve në marrëdhëniet tuaja. Tekefundit, muaji do të nisë me ndryshime të mëdha në mënyrën se si merrni pjesë në evenimentet sociale dhe se si zini miq. Marsi do të bashkohet me Uranin e paparashikueshëm, ndaj bëhuni gati për ndryshime të mëdha në rrethin shoqëror. Tensionet që dikur rrinin të fshehura, tani do dalin në pah e teksa ju thoni njerëzve çfarë mendoni për ta, pushoni pak dhe dëgjoni. Pas 9 gushtit, vazhdojnë dinamikat në marrëdhëniet tuaja. Pyesni veten se si doni ‘vërtet’ t’ju trajtojë partneri dhe gjeni mënyra për t’ia kthyer dashurinë. Mos harroni, se duhen dy vetë për të vallëzuar tango, por edhe për të biseduar duhen po dy vetë. Nuk keni nevojë që dikush t’ju plotësojë, pasi ndiheni të plotë. Kur Hëna e plotë të ndodhë në Ujor, do të zhyteni pas në të shkuarën. Njerëz, vende, ndodhi që do t’ju bëjnë nostalgjikë. Marsi do të bashkohet me Plutonin dhe sikurse ata, edhe ju do të bashkoheni me kolegët për të krijuar diçka mbresëlënëse në punë. Të ardhurat do të jenë më të mëdha këtë muaj. Po dominoni në sektorin profesional dhe nëse punoni më fort, akoma më shumë fat do të keni. Pas datës 25, do të ndieni nevojën të pushoni pak nga përditshmëria dhe ta ktheni vëmendjen te jeta personale. Mos harroni se të gjithë kanë nevojë për pushim dhe qetësi. Muaji do të mbyllet me ide brilante, që lidhen me një projekt që po e krijoni plot pasion.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor