Astroliving 2 Gusht 2022

Horoskopi i muajit gusht: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Astroliving

LUANI

Ju jeni ylli i zodiakut dhe një nga shenjat më të famshme të të gjitha kohërave. Të gjithë duan të dinë se si po e festoni rikthimin tuaj diellor, ndaj le të jetë horoskopi juaj gusht 2022, udhërrëfyesi juaj drejt suksesit këtë muaj. Edhe pse ju presin sfida të mëdha përpara, mos harroni se çdo e keqe e ka në të mirë pas. Teksa Marsi i pasionuar bashkon forcat me Uranin novator më 1 gusht, ju do të kaloni sprova të mëdha në karrierë dhe në imazhin publik. Kjo do t'ju frymëzojë të bëni një ndryshim drastik duke siguruar të ardhmen e biznesit tuaj. Shpesh ndieni nevojën për të marrë një vendim impulsiv, por sigurohuni që të jeni të kënaqur me pasojat. Kur Venusi - planeti i dashurisë dhe luksit - të hyjë në Luan më 11 gusht, do t'ju mbushë me besim, dashuri dhe romancë, kështu që përqafojini të gjitha këto. Mos e zbehni shkëlqimin tuaj vetëm për t'i bërë armiqtë xhelozë të ndihen të qetë. Shkëlqe me gjithë shkëlqimin tënd, Luan! Kur hëna e plotë e datës 11 gusht të ndodhë në Ujor, do t'ju detyrojë të kuptoni se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon në marrëdhëniet tuaja. Ju nuk mund ta detyroni dikë të jetë njeriu që ju duhet ju, as të tjerët nuk mund të presin që ju të bëni si duan ata vetëm që gjërat të ecin para. Teksa kjo hënë e plotë bashkon forcat me Saturnin - planetin e përgjegjësisë - ju pajtoheni me faktin se dashuria nuk është gjithmonë e mjaftueshme. Në mënyrë që një marrëdhënie të funksionojë, të dy partnerët duhet të gjejnë të mesmen e artë. Për fat të mirë, kur Afërdita të formojë një aleancë me Jupiterin në Dash më 18 gusht, do t'ju frymëzojë të fitoni përvoja të reja dhe të ndiqni instinktet tuaja më aventureske! Kjo është një kohë e bukur për të shkuar në pushime, për të mësuar rreth temave të reja dhe për t'u prezantuar me njerëz të rinj. Zgjeroni horizontet tuaja, sepse ju është hapur oreksi për gjithçka që jeta ka për të ofruar.

VIRGJËRESHA

Ky muaj do të nisë me ulje-ngritje, Virgjëresha. Hapeni zemrën dhe përqafoni përvojat e reja që do t’ju ofrohen, sepse ky horoskop do që gushti të jetë krejt ndryshe për ju. Data 1 shënon një këndvështrim krejt të ri për botën. Po tundni themelet e gjithë besimeve tuaja. Kur Mërkuri, planeti juaj sundues, të hyjë në Virgjëreshën më 4 gusht, do të përjetoni një përvojë krejt të re. Planeti i komunikimit funksionon gjithmonë më mirë kur kalon në shenjën tuaj të zodiakut, dhe për fat të mirë, ky ndryshim planetar është po aq i dobishëm për ju! Është koha të mbështeteni në inteligjencën tuaj, të ushtroni mendjen dhe të flisni për idetë tuaja me pasion. Të gjithë presin të dëgjojnë atë që keni për të thënë! Në fakt, sapo Venusi, planeti i dashurisë, të kundërshtojë Plutonin dramatik më 9 gusht, mund të zbuloni se një bisedë emocionale dhe retrospektive me një mik kthehet në diçka më shumë. Nëse e gjeni veten duke ndier diçka, përpiquni t'i merrni gjërat ngadalë. Nuk ka asnjë arsye që të lidheni me dikë përpara se të jeni vërtet gati. Kur hëna e plotë në Ujor të ndodhë më 11 gusht, do t'ju kujtojë të jini sa më realistë për nevojat tuaja. Kjo hënë e plotë po ju inkurajon ta shndërroni shëndetin dhe mirëqenien tuaj një prioritet edhe më të rëndësishëm. Gjithashtu do t'ju inkurajojë ta menaxhoni më mirë kohën, sepse për të qenë aq produktiv sa doni, duhet të vendosni një ekuilibër mes detyrave tuaja dhe rrethanave. Deri më 16 gusht, mund të keni një ide gjeniale. Teksa Mërkuri në Virgjëreshë krijon një aleancë me Uranin, do të zbuloni disa të fshehta. Data 21 do të sjellë disa keqkuptime, sidomos në fushën e marrëdhënieve me miqtë. Mos u besoni të gjitha gjërave që besoni, se e vërteta manipulohet kollaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor