News / 3 Gusht 2022, 12:53

Blendi Fevziu "Për 5 banditë dhe fëmijë të llastuar, s’mund të shkatërrohet turizmi në Shqipëri"

Blendi Fevziu "Për 5 banditë dhe fëmijë të

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar sërish për tragjedinë që ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Potamit. Në studion e 'Euronews', Fevziu tha se skafet qëndrojnë në bregdetet shqiptare përballë njerëzve duke derdhur shampanjë në mënyrë banale, duke marrë për xhiro më shumë se 30 persona pa jelek sigurie. Fevziu thotë se për 5 banditë e për fëmijë të llastuar nuk mund të shkatërrohet turizmi në Shqipëri.

“Skafet rrinë përballë njerëzve dhe derdhin shampanjë në mënyrë banale, dhe ato që ofrojnë shërbime turistike janë pa masa sigurie, marrin nga 30 vetë për xhiro pa jelekë sigurie. Për 5 banditë dhe fëmijë të llastuar s’mund të shkatërrohet turizmi në Shqipëri. Në Mal të Zi nuk të lejon kush të hipësh në varkë pa jelek sigurie. E gjithë kjo situatë nga çuar në një zbrazje”, tha gazetari.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

Horoskop