Showbiz 3 Gusht 2022

"Kur do martohesh?" Drini Zeqo tregon se e ëma ka hequr dorë nga kjo pyetje por ja kush "s'e lë rehat"

Showbiz

Prej vitesh ai është një nga figurat më të njohura për shqiptarët pasi ka prezantuar evenimente të ndryshme, por ka bërë përgjatë shumë viteve spikerin në lajme.

E tashmë që është pranë të 40-ave të gjithë duan të dinë nëse Drini Zeqo është beqar dhe “kur do martohet?”

E në fakt kjo është kjo pyetja që e shoqëron më shumë gazetarin. Por ai nuk ka hall të ëmën se ajo ka hequr dorë nga kjo pyetje, por komshiet e tij.

Në një intervistë për “Pushime on Top”, Drini u pyet se sa herë në ditë e pyesin kur do të martohet dhe gazetari u përgjigj se e ëma nuk e pyet më, ndërsa komshiet e tij po. Më tej gazetari ka treguar se dëshiron që partnerja e tij të mos jetë pjesë e botës së medias. Ai ka shtuar dhe se nuk është xheloz pasi ka vetëbesim.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor