Showbiz 3 Gusht 2022

Arjola Demiri u hakërrehet ndjekësve pas kritikave: "Kam lindur 3 fëmijë, nuk m’i kanë dhuruar"

Showbiz

Arjola Demiri është një prej personazheve më të komentuara në shtypin rozë dhe rrjetet sociale. Aktorja është shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku vazhdimisht poston foto dhe video të ndryshme nga skena, por edhe përditshmëria. Mirëpo, ndjekësit së fundmi e kanë akuzuar se po abuzon me Photoshop-in. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arjola Demiri (@arjolademiri)

Arjola është revoltuar dhe përmes një Instastory thotë se janë filtra, dhe se e do veten në inperfeksionin e saj. Ajo thekson se është nënë e tre fëmijëve, prandaj ka celulit dhe strija.

“Nuk kam nevojë për filtra, as për Fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë inperfeksionin tim perfekt, mos harroni 3 fëmijë njerëz. Nuk m'i kanë dhuruar, i kam lindur. Unë do kem strija, celulit dhe kjo as ma heq, as ma shton bukurinë. Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesionistë të editimit të fotove. Filloni punoni diku më mirë”, ka shkruar Arjola.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor