Showbiz 4 Gusht 2022

"Ndiejani aromën, se një ditë do ju mungojë shumë" Ardit Gjebrea kujton me dhimbje ndarjen nga jeta të mamasë

Showbiz

"Nuk e di a do të mësohem dot me mungesën tënde, lutem që engjëjt të kujdesen për ty"- do të shkruante më 4 gusht të 2018-s në profilin e tij në Instagram, moderatori i njohur Ardit Gjebrea. Nuk është aspak e lehtë të gjesh fjalët për të dhënë lajmin e ndarjes nga jeta të një njeriu të dashur, dhe kur ky njeri është nëna, dhimbja dhe përgjegjësia është akoma më e madhe.

Arditi e ka rikujtuar sot nënën e tij duke i drejtuar disa fjalë vërtet prekëse.

"E keni parasysh kur ju rrëmben rutina e harroni çfarë është e shtrenjtë dhe vlen në jetë? Kaloni ditë pa marrë ne telefon apo pa përqafuar prindërit, pa u thënë sa i doni. Kam 4 vite pa të dhe çfarë nuk do jepja t'i puthja duart vetëm një herë, të ndjeja erën e saj, t'i thoja që e doja aq shumë sa asgjë në botë nuk e zëvendëson dot dashurinë e saj pa kushte.

Ndaj, merrni telefonin dhe pyeteni nënën tuaj si është, tregojini dashurinë tuaj, e nëse e keni pranë, pa i thënë gjë, ndjejani aromën, se një ditë do ju mungojë... po shumë...

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor