Veshje 4 Gusht 2022

Si të zgjidhni xhinset e duhura për ju, pa i provuar fare

Veshje

A e dini se kur dilni për të blerë xhinse, mund të zgjidhni të duhurat për ju edhe pa i provuar? Këto tri mënyra do t'ju ndihmojnë si të gjeni xhinset që ju përshtaten, pa u vonuar në dhomën e provës.

Madhësia e vërtetë dhe gjerësia e përshtatshme e belit

Kapni xhinset nga beli dhe mbështillni përreth qafës në lartësinë e pullave. Nëse anash prekin pa probleme, xhinset kanë madhësi të përshtatshme. Nëse nuk arrijnë të prekin janë shumë të vogla dhe nëse palosen janë të mëdha.

Për t’i verifikuar gjerësinë e belit, lakojeni dorën në bërryl, shtrëngoni grushtin, dhe futini në në vijën e belit të xhinseve. Dora do të duhej pa problem do të futet duke plotësuar hapësirën. Xhinset duhet të jenë të mbërthyera. Ky truk vlen vetëm për xhinse të belit standard, për ato me bel të lartë kërkohet vëllimi në të cilin dora nuk mund të futet kur përdoret ky truk.

Gjatësia e përshtatshme e këmbëve

Për të verifikuar gjatësinë e këmbëve, kapni nga skajet, hapni duart sa të mundeni. Nëse bashkimi i këmbëve të xhinseve arrin në nivel të rrënjës së qafës, nën mjekër, janë të përshtatshme.

Truk shtesë do të ishte ai me të cilin verifikoni se a do të kalohen shputat nëpër këmbët e xhinseve dhe natyrisht vlen për modele të ngushta. Bëjeni dorën grusht dhe kalojeni nëpër këmbën e xhinseve. Nëse grushti kalon pa problem, do të kalojë edhe shputa.

Natyrisht, këto truqe nuk do të thonë që do të garantojnë që xhinset do t’ju përshtaten në mënyrë perfekte, sepse ekzistojnë një sërë parametrash të cilët përcaktojnë këtë, në radhë të parë janë modeli i xhinseve, përkatësisht këmbët e xhinseve etj.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor