Showbiz 4 Gusht 2022

2 vite pas humbjes së fëmijës, Chrissy Teigen jep lajmin e ëmbël "Pas 1 miliard shiringave, do të vijë një bebe tjetër"

Showbiz

Modelja e njohur Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend janë në pritje të fëmijës së tretë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Teigen përmes një postimi në Instagram, duke pozuar përpara pasqyrës dhe duke na treguar barkun e rrumbullakosur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

“Vitet e fundit kanë qëne një përzierje emocionesh, më e pakta, por gëzimi ka mbushur sërish shtëpinë dhe zemrat tona. Pas 1 miliard shiringave (në këmbë siç mund ta shihni), një tjetër bebe do të vijë. Pas çdo takimi i thoja vetes, nëse është i shëndetshëm sot do e bëj publike, por pastaj lehtësohesha kur i dëgjoja rrahjet e zemrës dhe shihja që isha ende nervoze.

Besoj se nuk do ta dalë kurrë nga një takim me doktoreshën me më shumë gëzim se nervozizëm, por deri tani çdo gjë është perfekte dhe shumë e bukur dhe kam shumë shpresë. Ka qenë shumë e vështirë që ta mbaja për vete për kaq gjatë”.-shkrun ajo.

Lajmi për shtatzëninë e radhës, vjen 2 vite pasi Chrissy dhe John, prindër të Lunës, 6 vjeç dhe Miles, 4 vjeç, njoftuan se kishin humbur fëmijën e tyre, Jack.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor