Showbiz 5 Gusht 2022

VIDEO Gjesti emocionues i Elvanës për të atin, në mes të turmës së “Sunny Hill Festival”

Showbiz

Elvana Gjata është divë e skenës, por është gjithashtu e vogla e përkëdhelur e familjes. Këngëtarja është tepër e lidhur me prindërit e saj, të cilët i publikon herë pas here në rrjete sociale. Asaj i pëlqen të kalojë kohë me ta dhe të bëjë aktivitete të ndryshme.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e hitit “Gajde” ishte e ftuar për të performuar në festivalin e Dua Lipës dhe babait të saj Dukagjinit, nata e parë e të cilit u mbajt mbrëmë në Kosovë.

Në mes të performancës dhe në mes të turmës, Elvana gjeti rastin t’i uronte ditëlindjen babait të saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Të gjithë kënduan njëzëri “Shumë urime për ty” së bashku me Elvanën, ndërsa kjo do të jetë një surprizë shumë e këndshme për prindin e saj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor