
E papritur! I rrëmbejnë partneren, Salion eliminohet nga “Love Island Albania”!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Gjatë këtij sezoni veror, Resorti Portonovi është kthyer në një nga vendet më të vizituara në bregdetin e Malit te zi. Vizitorë nga cdo shtet, por edhe resident kanë rezervuar që tani pushimet e tyre deri në fund ë Shtatorit, duke konfirmuar mendimin se turizmit në Malin e zi i duhej një vend luksoz që ofron cilësi të padiskutueshme dhe atmosferën e vërtetë të Mesdheut.
Një fundjavë e shijuar në Portonovi është dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes apo të afërmve tuaj. Sapo të mbërrini në ambientet e tij do të priteni nga stafi profesional për t’iu shoqëruar nëpër apartamentin apo vilën e rezervuar. Të gjitha banesat janë të pajisura me teknologjinë e fundit dhe kanë hapësirë dhe ndriçim natyral me pamjen e mrekullueshme të kodrave plot gjelbërim të Gjirit Boka. Apartamentet janë të mobiluara me stilin modern duke ndjekur trendet e reja, për t’ju ofruar vizitorëve ndjesinë e luksit dhe elegancës që në pamjen e parë.
Të shëtisësh përreth resortit është gjithashtu një eksperiencë që nuk duhet ta humbisni. Shtëpitë prej guri, tipike për këtë zonë të Mesdheut, rrugicat e ngushta me kalldrëm, dyqanet e vogla me thesare vendase, restorantet dhe kafetë që fshihen në çdo qoshe, një kombinim mes traditës dhe ndjesisë së Mesdheut i japin sharmin Gjirit Boka.
Resorti tërheq të gjithë të pasionuarit ndaj gjërave që u falin kënaqësi por edhe ata që pëlqejnë të shijojnë gatime të veçanta nga kuzhina e Lindjes së Mesme deri tek ajo italiane. Pjatat që shërbehen në restorantet brenda resortit Portonovi, janë të një niveli të lartë, cilësi kjo e vendosur vet nga stafi drejtues, për të ofruar kështu një eksperiencë sa më unike.
Duke qenë se vera ka edhe pak muaj, marrja e rrezeve të diellit dhe koha e shpenzuar pranë detit janë dy nga pikat kyçe të pushimeve. Plazhi ranor në Portonovi është si një gur i çmuar në Boka Kotoroska. Me ushqim të shijshëm dhe pije freskuese, ky vend është ideal për të kaluar ditët tuaja deri në perëndim. Për ata që duan të kalojnë pasditen e tyre ndryshe, resorti ofron ambientet e palestrës, dyqane të firmave më të njohura apo galerinë e artit.
Darka në Portonovi është krejtësisht e rezervuar për argëtimin, dhe ajo që është e rëndësishme është që të gjithë do të gjejnë diçka që përkon me shijet e tyre. Klubi Tapasake është perfekt për ata që duan të zhyten në ritmet e muzikës nga Angellina, Hugel, Nika Turkovic e shumë artistë të tjerë. Për ata që duan diçka më romantike, mund të zgjedhin restorantet që ofrojnë shijimin e darkës me tingujt e valëve të detit dhe të mbështjellë nën dritën e hënës. Në resort ndërkohë do të keni mundësinë të shijoni larmishmëri eventesh dhe aktivitetesh si degustim vere, karnevale, koncerte, shfaqje, sfilata mode dhe shumë të tjera.
Ajo që e themi me siguri për këtë resort është që aty do të gjeni gjithçka që dëshironi gjatë pushimeve tuaja për t’i bërë ato të paharueshme. Deri më tani Portonovi është destinacioni më i zgjedhur nga turistët, shumë prej të cilëve janë edhe vizitorë për herë të dytë apo tretë. Gërshetimi mes natyrës mbreslënëse, godinave luksoze, ushqimit perfekt dhe eventeve të shumëllojshme, Portonovi është parajsa mbi Tokë këtë verë.
Për më shumë informacion lidhur me rezervimin e banesave kontaktoni në [email protected] ose vizitoni website.
Për të rezervuar pushimet tuaja kontaktoni [email protected] me ose online. Për eventet që priten të ndodhin, kontaktoni me [email protected].
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...