News / 5 Gusht 2022, 12:57

E kritikuan në rrjete sociale për foton me skaf, Blendi Fevziu tregon si qëndron e vërteta pas saj

E kritikuan në rrjete sociale për foton me skaf,  Blendi Fevziu tregon

Ngjarja e rëndë e Himarës ku humbi jetën një 7-vjeçare, solli reagime të forta në radhët e personazheve të njohura të ekranit dhe jetës publike (lexoni Rrëfimi i gazetares Esmeralda Keta: "Pak metra larg fëmijëve të mi po lahej 5 vjeçarja. Askush s'po guxonte ta nxirrte trupin e saj nga deti" ). Gazetari i njohur Blendi Fevziu ishte ndër të parët që shprehu kritikat e tij ndaj sigurisë në plazhet shqiptare dhe kërkoi forcimin e masave penalizuese ndaj  personave që shkelin ligjin me mjetet lundruese.

Nisur nga kjo, kur ditën e djeshme u shpërnda një foto e gazetarit duke zbritur nga një skaf i madh në bregdetin e Palasës, pati mjaft reagime ndaj ai vendosi gjë të bëjë një sqarim në rrjetet sociale.  Fevizu shpjegon se fotoja është shkrepur në 16 dhe 17 korrik, në kohën kur ai po realizonte disa dokumentare për plazhet e jugut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Horoskop