Showbiz 5 Gusht 2022

A do t'i kthehet punës pas lindjes? Këtë përgjigje të Dojna Memës do ta kuptojnë shumë gra në të njëjtën situatë

Showbiz

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizz-it shqiptar. Dyshja e famshme, të cilët u martuan në muajin prill, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Moderatorja ka preferuar që këtë rrugëtim të bukur ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe vazhdimisht ka marrë e dhënë këshilla për shtatzëninë.

Djali i tyre do të vijë në jetë shumë shpejt, ndaj ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë nëse pas lindjes do ta shohim sërish Dojnën në ekran.

“Kur do dalësh në punë? Pas lindjes do qëndrosh gjatë në shtëpi me djalin?”- i shkruan dikush dhe përgjigjia e Dojnës është ajo e shumë grave që vazhdojnë jetën si më parë edhe kur bëhen nëna.

“Fakti që bëhem nënë nuk mendoj se do të më privojë nga të qenurit grua me dëshirat, pikësynimet dhe profesionin e saj. Për mua është fëmija i parë dhe s’e di si do të përballem, por në këtë moment e mendoj që do të kthehem shpejt. Unë e dua dhe më lumturon puna që bëj. Rrjedhimisht një mami e lumtur, ka një fëmijë të lumtur”- shkruan ajo dhe i japim kaq shumë të drejtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor