Showbiz 6 Gusht 2022

Nga momentet më të trishta tek këshillat për vajzën e saj, rrëfehet Alketa Vejsiu

Showbiz

Moderatorja Alketa Vejsiu ka folur si rrallë herë rreth momenteve të vshtira që ka kaluar në jetën e saj si dhe për vajzën e saj, tashmë të njohur për publikun, Nikol Nelo.

Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, mes të tjerash dikush e pyeti Alketën: “Shikoj vetëm shkëqimin tënd në të gjitha fushat! A ke patur periudha depresioni gjatë jetës?”Moderatorja i ka dedikuar një shkrim të gjatë ndjekëses duke shkruar që nuk e ka kaluar ndonjëherë situatën e depresionit, megjithatë ashtu si të gjithë edhe ajo ka pasur momente të vështira gjatë jetës së saj.
“S’mund të them që e kam kaluar depresionin (por e di që shumë nga ju e kanë kaluar këtë provë, dhe depresioni nuk është sëmundje, është një situatë që do kuruar dhe që do njerëzit e duhur pranë vetes. Nuk kalohet vetëm. Në vetëmohim në izolim. Kalohet me njerëz). Unë vetë, kam kaluar periudha të gjata reflektimi; periudha kur jam ndjerë e brishtë, kur kam qarë më shumë se sa kam qeshur! Jeta është si Malet Rusa në Disney Land! Dhe fakti që e përshkrojmë me të gjitha ulje-ngritjet e veta, është konfirmim i asaj që jemi gjallë dhe po jetojmë! Kush tha që jeta është e thjeshtë, që është veç e gëzuar?

Ka dhe probleme, dhe momente të trishtuara, situate që si kishim imagjinuar kurrë që mund të na ndodhin, njerëz që si kishim kërkuar as pritur që të vinin në jetën tonë por që na lanë shenjën e tyre, herë për mirë herë për keq, miq që na kanë lumturuar por edhe zhgënjyer thellë, dhimbje familjare e shëndetësore njerëzish të shtrenjtë, njerëz që na ndryshojnë përgjithmonë… Kjo është jeta!”- shkruan Alketa.

Ndër të tjera një ndjekës e ka pyetur moderatoren nëse është e lumtur. Kjo e fundit në përgjigjen e saj theksoi se “është e lumtur sepse është e pasur në dashuri.”

“Jam e lumtur sepse jam “Rich in love”! E pasur në dashuri! I kam në jetë njerëzit që më duan dhe i dua fort! Zemra ime ka kapacitet të dojë shumë fort! Dhe lumturia dhe pasuria ime janë emocionet, një jetë me emoscion. Çdo gjë materiale (që patjetër është e rëndëshishme), e ndihmon lumturinë por se blen dot atë! Asnjëherë mos e harro këtë”- shkruan Alketa.

Nuk kishin si të mungonin as pyetjet në lidhje me vajzën e saj, tashmë mjaft të famshme në rrjetin social Instagram. Kështu një njekës e pyeti Alketën për këshillat që i jep vajzës së saj.

“Bëhu një grua e pavarur dhe e lorë! Ndërto një system vlerash! Veproni me modesti dhe mbanj atë pamje natyrale perëndimore dhe jo oriental! Ji e sjellshme, gjithmonë”- shkruan Alketa.

Kujtojmë se Nikol Nelo, vajza e moderatores Alketa Vejsiu, u shfaq para pak kohësh në rrjetin social “Instagram” me profilin e saj personal. Ajo bëri bujë të madhe me daljen e saj të parë në rrjetet sociale, duke pasur parasysh se moderatorja ka preferuar gjithmonë ta mbajë familjen e saj larg syve të publikut.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor