Showbiz 6 Gusht 2022

Zgjati vetëm 9 muaj, Kim Kardashian dhe Pete Davidson i japin fund lidhjes së tyre

Showbiz

Kim Kardashian dhe komediani i Saturday Night Live, Pete Davidson i kanë dhënë fund romancës së tyre pas nëntë muajsh lidhje. Lajmin e kanë bërë me dije mediat amerikane duke cituar burime pranë çiftit.

“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre të punës e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje,”-tha një burim pranë çiftit. 

Romanca e çiftit filloi kur Kim Kardashian, 41 vjeç, u bë moderatore për një natë e "Saturday Night Live" në tetor 2021. Kardashian, e cila është në pritje të finalizimit të divorcit nga reperi Kanye West, nisi historinë e re të dashurisë me Davidson, 28 vjeç. Por duket se edhe pas ndarjes së tyre, nuk ka asnjë shans për ribashkim me reperin, me të cilin Kardashian ka katër fëmijë. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor