Guide per shendetin 9 Gusht 2022

Keni vazhdimisht dhimbje stomaku pasi hani? Ja si ta trajtoni me lëngun e patates

Guide per shendetin

Dhimbja e stomakut pas të ngrënit mund të ndodhë për një sërë arsyesh ku ndër më kryesoret përmendim dispepsinë, ulcerën, urthin dhe gastritin. Megjithatë për fat të mirë ka plot ilaçe natyrore që mund t’ju ndihmojnë në lehtësimin e saj. Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm që në rast se dhimbjet janë të vazhdueshme dhe të forta, duhet të flisni me mjekun tuaj.

Përbërësit e nevojshëm: 1 banane (jo shumë e pjekur) 1 patate dhe 1 gotë ujë (200 ml).

Qëroni bananen, priteni në copa dhe vendoseni mënjanë. Lani pataten dhe priteni në katër pjesë. Vendosni përbërësit në shtrydhëse dhe shtoni gotën me ujë. Lëngu do të jetë i trashë dhe i pasur me vitamina. Rekomandohet ta konsumoni këtë ilaç natyral me stomak bosh. Pas 20-30 minuta mund të konsumoni mëngjesin. Është shumë e rëndësishme të shmangni ushqimin me erëza dhe ushqime me përmbajtje të lartë të yndyrës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor