Nutricionistja Diola Dosti bën publike videon plot puthje e prekje me partnerin e ri
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Një 27-vjeçare shqiptare i ka dhënë fund jetës në qelinë e burgut, pas një lufte të gjatë me varësinë nga droga. Fytyra delikate e Donatella Hodo-s fsheh humnerën nga e cila nuk ka arritur të dalë kurrë, por shëmbëlltyra e saj është drama e të gjithëve, madje edhe e gjyqtarit që duhej të merrej me rikuperimin e saj.
Gjykatësi Vincenzo Semeraro, 63 vjeç, e lë mënjanë Kodin Penal. Ai merr një stilolaps dhe një letër dhe shkruan një letër me zemër, e cila lexohet gjatë varrimit. “Më fal Donatella, me vdekjen tënde edhe unë dështova”.
Donatella Hodo e cila vrau veten në qelinë e një burgu të Italisë, shkroi edhe një letër për herë të fundit përpara se të vetëvritej, dedikuar të dashurit të saj, Leos.
“Leo dashuria ime, më vjen keq. Ti je gjeja me e bukur qe mund te me ndodhe dhe për herë të parë në jetë mendoj dhe e di çfarë do të thotë të duash dikë por kam frike nga gjithçka, të të humbas dhe nuk do ta duroja. Më fal dashuria ime, bëhu i fortë, të dua dhe më fal…”. Donatella shkroi fjalët e saj të fundit , frazat e saj të lamtumirës për jetën në një çarçaf të bardhë. Ajo ishte e bukur dhe e re, shumë e re për të vendosur t’i jepte fund. Në vend të kësaj ai zgjodhi të largohej në vetminë e një qelie. Ajo u vetëvra në burgun e Veronës në moshën 27-vjeçare, pavarësisht se kishte ende jetë përpara dhe një pafundësi ëndrrash dhe projektesh për t’u realizuar.
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...