Marredhenia ne çift 10 Gusht 2022

Nga përgjigjja e tij do të kuptoni nëse ju do apo jo, pyetja që duhet t'i bëni patjetër partnerit

Marredhenia ne çift

Nëse jeni në një fazë vendimtare të marrrëdhënies suaj, kur doni të qartësoheni për ndjenjat e partnerit tuaj, por pa e pyetur drejtpërdrejt ka disa mënyra si të kuptoni se çfarë ndjen ai.

Një pyetje e thjeshtë mund të jetë shumë e dobishme. Gjithçka që duhet të bëni është ta pyesni: “Si mendon se duhet të jem?”

Dëgjoni me kujdes përgjigjen e tij, sepse varet nga mënyra se si ju percepton një mashkull dhe çfarë ndjenjash ka ndaj jush. Ka një sërë opsionesh se si ai mund të përgjigjet dhe çfarë mund të thotë, por përgjigja në përgjithësi mund të reduktohet në dy opsione:

E para është kur, në përgjigje të pyetjes suaj, një mashkull fillon të thotë shumë aktivisht se, sipas tij, duhet të mbani veten dhe të jeni në formë, e kujdesshme, e sjellshme, seksi dhe e ëmbël në të njëjtën kohë. Gjithashtu interesohet për gjithçka që i pëlqen.

Një tjetër mundësi është që ai të thotë që thjesht duhet të jesh ajo që je, sepse për këtë të do. Dhe nëse doni të ndryshoni ose përmirësoni diçka në veten tuaj, atëherë, ai do t’ju mbështesë. Pra, sipas tij, për të jeni e bukur ashtu siç jeni dhe thjesht duhet të jeni të lumtur.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor