Marredhenia ne çift 11 Gusht 2022

Nëse martoheni në këtë shtet do t'ju kërkojnë çertifikatë virgjërie, OBSH: Është kundër të drejtave të njeriut

Marredhenia ne çift

Në Iran, virgjëria para martesës është e rëndësishme për shumë vajza dhe familjet e tyre. Ndonjëherë burrat kërkojnë një certifikatë virgjërie – një praktikë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideron si kundër të drejtave të njeriut. Por vitin e kaluar, gjithnjë e më shumë njerëz kanë bërë fushatë kundër tij.

Pas fejesës, shumë gra në Iran shkojnë te mjeku dhe bëjnë një test që vërteton se nuk kanë bërë kurrë seks. Megjithatë, sipas OBSH-së, testimi i virgjërisë nuk ka asnjë meritë shkencore.

Certifikata e Merjemes (nje rasti që bëri bujë atje) thoshte se lloji i himenit të saj ishte “elastik”. Kjo do të thotë se ajo mund të mos rrjedh gjak pas seksit penetrues.


“Më lëndoi krenarinë. Nuk kam bërë asgjë të keqe, por burri im vazhdonte të më ofendonte”, tha ajo. “Nuk munda të duroja më, kështu që mora disa pilula dhe u përpoqa të vrisja veten”.

Menjëherë, ajo u dërgua në spital dhe mbijetoi. Nuk do t’i harroj kurrë ato ditë të zeza. Kam humbur 20 kg gjatë asaj kohe”.

Historia e Merjemes është realiteti i shumë grave në Iran. Të qenit e virgjër para martesës është ende vendimtare për shumë vajza dhe familjet e tyre. Është një vlerë që është e rrënjosur thellë në konservatorizmin kulturor.

Nëntorin e kaluar, një peticion online mori pothuajse 25,000 nënshkrime brenda një muaji të vetëm. Kjo ishte hera e parë që testimi i virgjërisë po sfidohej hapur nga kaq shumë njerëz në Iran.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor