Marredhenia ne çift 12 Gusht 2022

5 shenjat që tregojnë se ai planifikon t'ju propozojë për martesë së shpejti

Marredhenia ne çift

Shumë vajza ëndërrojnë ditën kur partneri i tyre do t’i propozojë për martesë dhe e imagjinojnë atë moment si ngjarjen më magjike në jetën e tyre.Madje disa vajza guxojnë të gërmojnë nëpër xhepat e xhaketës së tij duke kërkuar një unazë dhe çdo kërkim përfundon me zhgënjim.

Zakonisht propozimi i shumëpritur vjen në momentin kur më së paku pritet dhe kur as që mendohet. Nëse s'keni durim të prisni, ne do t'ju tregojmë disa shenja që vërtetojë se ai ka në plan të propozojë së shpejti.

Në të vërtetë nuk keni nevojë të bëni asgjë, thjesht dëgjoni atë që thotë dhe kushtojini vëmendje sjelljes së tij.

1. Ai fillon të flasë për të ardhmen tuaj së bashku

Nga pyetjet që ju bën, kuptoni lehtësisht se ai ka në plan t’ju propozojë së shpejti. Nëse ai ju pyet se ku e shihni veten pas 5 vitesh, a ju pëlqeu dasma në të cilën keni marrë pjesë së fundmi, ose fillon të përmend fëmijët, me shumë mundësi ai po përgatitet të nxjerrë një unazë para jush së shpejti.

2. Ai është kohet e fundit nervoz

Nëse ai sillet nervoz para  jush, ai mund të planifikojë të propozojë, edhe në ditët në vijim. Është e mundur që unaza të jetë në xhepin e tij gjatë gjithë kohës dhe ai thjesht po pret një mundësi të mirë, romantike për të bërë pyetjen.

3. E fsheh celularin

Ju mund ta interpretoni këtë si një shenjë të keqe, veçanërisht nëse ai nuk e ka bërë kurrë më parë, por nëse jeni duke u frekuentuar me njëri-tjetrin aq sa keni qene, ai nuk po kthehet vonë në shtëpi nga puna, etj., ka më shumë gjasa qe ai te jete duke fshehur  unazën dhe jo një vajzë tjetër.

4. Ai flet shpesh me mamin, shoqen, motrën tuaj

Nëse keni vënë re se shpesh partneri kohet e fundit flet me ndonje shoqen tuaj apo edhe me nënën tuaj, ka mundësi që zgjedhja e një unazes të ketë nisur mirë. Ai, sigurisht, dëshiron që ju ta pëlqeni atë unazë dhe ta mbani atë për pjesën tjetër të jetës suaj, kështu që ai ndoshta po teston shijen tuaj ose dëshiron të dijë nëse keni pasur ndonjë enderr i se kur dhe ku do të dëshironit që ai të propozojë.

5. Ai planifikon një udhëtim

Nëse është një udhëtim romantik në natyrë, një udhëtim në një kryeqytet evropian apo një destinacion ekzotik dhe nuk e keni diskutuar ende, ka mundësi që ai të planifikojë t’ju propozojë ne një udhëtim romantik së bashku.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor