Kuzhina / 12 Gusht 2022, 16:56

Makarona me hithra dhe fara kërpi

Makarona me hithra dhe fara kërpi

PËRBËRËSIT

250 g makarona me hithra
500 g domatëza
200 g ullinj të zinj
gjethe borziloku
kripë Himalaje
vaj ulliri
fara kërpi

PËRGATITJA

Zieni makaronat në ujë me kripê sipas udhëzimit në paketim për 11 minuta. Lëngun e kulloni, por mos e hidhni poshtë sepse mund ta përdorni për salca/supa ose pasi të ftohet ia hidhni luleve. I shpëlani me ujë të ftohtë dhe i kulloni plotësisht, shtoni domate, ullinj, gjethe borziloku, kripë, vaj edhe në fund farat e kërpit. Sipas dëshirës mund t’i shtoni pak lëng edhe lëkurë limoni ose uthull balsamike shege. Kjo është vetëm një mënyrë e freskët por mund t’i bëni me ton, vezë të zier, ose me patëllxhana të pjekur edhe hudhra, kunguj e karkaleca etj.

Horoskop