News / 12 Gusht 2022, 18:30

Ish-bashkëshorti i Britney Spears nuk ndalet, rihap Instagramin dhe postoi video të saj duke u zënë me djemtë

Ish-bashkëshorti i Britney Spears nuk ndalet, rihap Instagramin dhe postoiI

E detyronin të merrte ilaçe kundra dëshirës së saj, i kontrollonin bisedat përmes telefonit dhe ato elektronike, e regjistronin fshehurazi në dhomën e saj kur ishte me fëmijët apo të dashurin, janë këto disa prej detajeve shokuese që ylli i popit, Britney Spears, është dashur të kalojë për shumë vite nën tutelën e të atit dhe kompanisë së sigurimit që ai kishte punësuar për ta "mbrojtur".

Makthi mori fund muaj më parë dhe artistja tashmë i është rikthyer jetës normale, madje në qershor ajo lidhi kurorë me partnerin e saj prej 5 vitesh, Sam Asghari. Por, duket se këngëtarja nuk ka arritur akoma të rregullojë marrëdhënien me fëmijët e saj.

Pak ditë më parë ish-bashkëshorti i saj u shpreh se dy djemtë e tyre nuk e takonin Britney-n për shkak fotove të saj nudo, lexoni “Fëmijët nuk duan ta shohin se publikon foto nudo”, reagimi i Britney Spears pas deklaratës së ish-bashkëshortit.

Së fundmi, ai ka postuar një seri videosh të djemve të tyre të vegjël duke debatuar ashpër me nënën e tyre. Videoja e parë është filmuar nga një prej djemve brenda dhomës së tyre të gjumit, ndërsa Spears hyn dhe i qorton ata që nuk e respektojnë atë.

Djali i thotë: "Hyn këtu, kur ne po përpiqemi të shkojmë në shtrat dhe thua..."  Spears ia pret fjalën, duke iu përgjigjur: 'Është shtëpia ime'.

Duke ngritur zërin, ajo vazhdon: “Kjo është shtëpia ime. Më mirë të filloni të më respektoni, jemi të qartë? Të gjithë duhet të filloni të më trajtoni si një njeri me vlerë. Unë jam një grua, mirë? Bëhu i mirë me mua. e kuptoni?''

Kurse videoja e dytë është filmuar brenda një makine, me Spears në sediljen e pasagjerit dhe dy djemtë pas. Spears ka konfiskuar telefonin e 12-vjeçarit Sean sepse ai refuzoi të vishte këpucë kur ata shkuan për një akullore.

Horoskop