News / 13 Gusht 2022, 15:33

Ndërroi jetë pas aksidentit, aktorja e famshme ishte e para në Hollywood që doli çift me Ellen Degeneres

Ndërroi jetë pas aksidentit, aktorja e famshme ishte e para në

Anne Heche dhe Ellen DeGeneres tani konsiderohen si një nga çiftet e para lesbike në Hollywood, por debutimi i tyre së bashku nuk u prit me krahë hapur në atë kohë. Heche – e cila ndërroi jetë ditën e djeshme pas një aksidenti të rëndë automobilistik– foli për romancën e saj dikur të shumëpërfolur, në vitin 2020.

Ylli i “Six Days, Seven Nights”, e cila ndërroi jetë në moshën 53 vjeçare, rrëfeu në sezonin 29 të “Dancing With the Stars” se u takua me komedianen, tani 64 vjeç, në një festë Vanity Fair në 1997, duke theksuar se kjo i ndryshoi jetën “përgjithmonë”.

Ndërroi jetë pas aksidentit, aktorja e famshme ishte e para në
Megjithatë, kur erdhi koha që çifti të bënte debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e filmit të Heche-s “Volcano” në 1997, asaj iu tha se puna e saj do të ishte në rrezik nëse ajo do të dilte publike me lidhjen.
“Unë u kisha thënë atyre se po merrja Ellen si partnere dhe më thanë nëse do të merrja Ellen, do ta humbisja kontratën time me Fox-in”, tha aktorja. “Në atë moment, ajo më kapi dorën dhe më tha: “Bëj atë që thonë ata”, dhe unë thashë “Jo faleminderit”.

Ndërroi jetë pas aksidentit, aktorja e famshme ishte e para në

Heche tha se ajo e mori DeGeneres në event kundër dëshirës së drejtuesve të studiove të saj kinematografike – dhe shtoi se ato “u nxorrën jashtë nga siguria para se të përfundonte filmi”.  Aktores supozohet se nuk i lejohej të shkonte në “party-n e saj, nga frika se mos i bënin foto me një grua”.Megjithatë, incidenti nuk i pengoi gratë të vazhdonin të takoheshin dhe romanca e tyre zgjati tre vjet e gjysmë. Megjithatë lidhja e tyre e ngushtë, nuk ishte gjithmonë e qetë.

Ndërroi jetë pas aksidentit, aktorja e famshme ishte e para në

Heche la të kuptohet në prill 2021 se DeGeneres u përpoq të kontrollonte mënyrën se si vishej kur ato ishin bashkë. Ndërsa kohët e fundit rishikonte pamjet e saj në tapetin e kuq gjatë viteve për një video të TikTok, Heche postoi një foto të saj dhe DeGeneres në Golden Globes 1998.

“Pse dukem si hipi? Kjo sepse Ellen nuk donte që unë të vishesha seksi,” tha ajo.Marrëdhënia e Heche me DeGeneres ndryshoi shumë më tepër sesa thjesht pamjen e saj.

Ndërroi jetë pas aksidentit, aktorja e famshme ishte e para në

“Unë nuk bëra një fotografi në studio për 10 vjet,” tha ylli i “Save Me” për Page Six në tetor 2021. “Unë u pushova nga një marrëveshje fotografie prej 10 milionë dollarësh.”

Megjithatë, Heche nuk u pendua që u takua me DeGeneres, duke theksuar, “Ato pasoja që ndodhën, janë për mua ato që kanë krijuar një pjesë të ndryshimit. Unë jam një pjesë e saj. Është një simbol nderi.”

Ndërroi jetë pas aksidentit, aktorja e famshme ishte e para në

Heche dhe DeGeneres u ndanë përgjithmonë në gusht 2000. Ato lëshuan një deklaratë të përbashkët për People në atë kohë që thoshte: “Është një ndarje miqësore dhe ne i vlerësojmë shumë 3 vitet që kemi kaluar së bashku.”DeGeneres i tha Los Angeles Times një vit më vonë se ndarja ishte një surprizë për të. 

Ndërroi jetë pas aksidentit, aktorja e famshme ishte e para në

“Ajo doli nga dera dhe unë nuk kam folur me të që atëherë, nuk kam përgjigje,” pohoi ish-prezantuesja e “Ellen DeGeneres Show”.

Heche më pas ishte u martua me Coleman Laffoon nga viti 2001 deri në 2009 dhe ata kanë një djalë 20-vjeçar, Homerin. Ajo gjithashtu kishte djalin 13-vjeçar Atlas me ish-kolegun e saj të “Men in Trees”, James Tupper, me të cilin u takua deri në vitin 2018.

Ndërkohë, DeGeneres është e martuar me aktoren Portia de Rossi që nga viti 2008.

Ndërroi jetë pas aksidentit, aktorja e famshme ishte e para në

Ndërroi jetë pas aksidentit, aktorja e famshme ishte e para në

Horoskop