Në një kohë kur tregu muzikor sot ka vend për gjithçka dhe gjithkënd, nostalgjikët nuk mund të mos kujtojnë periudhën e artë të viteve' 90, atëherë kur fuqia e tekstit dhe zërit përbënin boshtin qendror të një artisti. E në Shqipëri artistë të mirë ka patur dhe do të ketë gjithmonë, megjithatë një grup vajzash do të spikasnin me talentin dhe energjinë e tyre. E kemi fjalën për "Spirit Voice".
3 vajzat e famshme Soni Malaj, Elia Zaharia dhe Dorina Tiko janë bashkuar sërish. Ndonëse kësaj here jo në skenë, por para një gote dhe me siguri shumë të qeshurash dhe kujtimesh.
Grupi i njohur “Spirit Voice” ishte në kulmin e vet për disa vite, derisa vajza vendosën të ndiqnin rrugë të ndryshme. Soni vijoi rrugëtimin e saj në muzikë, Elia në aktrim, ndërsa Dorina u largua nga Shqipëria dhe prej vitesh jeton e punon në SHBA. Megjithatë vajzat e kanë ruajtur miqësinë e këtë na e vërteton kjo foto kaq e bukur.