Pjata kryesore 14 Gusht 2022

Levrek me kumbulla dhe qepë të kuqe

Pjata kryesore

Sot Papare_thebeautyofsmallthings ka përgatitur një recetë që do t'ju bëjë të lëpini gishtat.

PËRBËRËSIT: 4-5 qepë të kuqe mesatare, 500 g kumbulla gjatoshe, 1 lugë sheqer kallami, kripë, piper, spec djegës, 1 gotë verë e bardhë, pak salcë, 2 levrek të mëdhenj, vaj ulliri dhe majdanoz.

PËRGATITJA: Kaurdisni qepët me kripë në vaj ulliri derisa të zbuten, shtoni specin djegës, kumbullat e ndara në mes e të pastruara nga farat, piperin e zi, verën dhe pak salcë. E shtroni masën në tavë. Vendosni sipër peshkun të marinuar me kripë dhe vaj ulliri. Në furrë me 250 ° për 30 minuta. E shijoni me majdanoz të grirë imët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare ???? Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor