Guide per shendetin 14 Gusht 2022

Rrezikoi jetën pasi piu ujë të ftohtë në mes të vapës përvëluese, ja përse ndodh kjo gjë

Guide per shendetin

Një i ri në SHBA për pas sa nuk humbi jetën, pasi piu ujë të ftohtë për t’u freskuar nga vapa. Adam Schaub ishte duke punuar në 37 gradë Celsius kur vendosi të bënte një pushim, ndërsa paralajmëron që të tjerët të mos e bëjnë gabimin e tij. Ai piu dy shishe me ujë të ftohtë dhe më pas u ul në një kabinë kamioni me ajër të kondicionuar, por sapo hyri në makinë, Adami papritmas filloi të ndihej çuditshëm dhe të shihte njolla.

“Po më përzihej barku dhe duart dhe këmbët e mia filluan të kishin ndjesi shpimi gjilpërash”, tha Adam, nga Houston, Teksas.

Ai tentoi të hapte derën, por para se ta kuptonte ishte me fytyrë përtokë.  Sipas mjekëve, kjo ndodh nëse pini diçka shumë të ftohtë, pasi uji ose pija përplaset në qiellzë dhe më pas stimulon nervat përreth.

Si rrjedhojë truri i ndërpret mesazhet nga këto nerva sikur vijnë nga balli, sepse i njëjti nerv furnizon edhe atë. Gjëja më e mirë që mund të bëhet në rast se keni etje, është të pini ujin ngadalë, ose më e mira, të pini ujë në temperatrurë ambienti.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor