Shëndeti i gruas 15 Gusht 2022

Me siguri jo ajo që mendoni ju, shkencëtarët zbulojnë se cila është mosha ideale për të sjellë në jetë një fëmijë

Shëndeti i gruas

Studimet më të reja pohojnë se një grua që krijon familje në moshën e duhur paraqet më pak probleme shëndetësore në të ardhmen dhe jeton më gjatë. Sigurisht ju do pyesni se cila është mosha e duhur?

Hulumtuesit nga Universiteti i Seulit në Korenë e Jugut, pasi kanë studiuar 4000 gra, pohojnë se mosha më e “mirë” për të pasur fëmijë është nga 24-25 vjeç.

Ata zbuluan se ato që sollën në jetë foshnje para ose pas kësaj moshe përballeshin me një rrezik 5% më të madh të vdekjes nga çfarëdo shkaku. Sipas tyre, nënat që lindin në moshë më të madhe se 25 vjeç e kanë më të vështirë të rikuperohen dhe të rikthehen në formën fizike që kanë qenë para shtatzaninsë. “ Përditshmëria e vështirë dhe mungesa e kohës çojnë në obezitet dhe nënat të cilat punojnë dhe përpiqen të balancojnë të gjitha, përballen me një rrezik të lartë të hipertensionit ”, theksoi një prej profesorëve.

Megjithatë përtej këtij studimi në Korenë e Jugut, vendimi për të sjellë në jetë një fëmijë është zgjedhje personale, dhe mosha e nënës nuk ia zbeh aspak emocionin kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor