Kuriozitete 15 Gusht 2022

Mund të jetë fatale, ja pse nuk duhet të ndërroni kurrë vendet në avion

Kuriozitete

Kur udhëtoni në avion edhe nëse shihni një vend bosh, është më mirë të mos ndërroni vendet.

Me siguri ju ka ndodhur të paktën një herë të shihni një vend të zbrazët, për shembull, pranë dritares, por stjuardesa nuk ju ka lejuar të ndërroni vendin. Arsyeja nuk është se ajo thjesht po tregohet e rreptë me ju, por diçka krejtësisht tjetër, sipas Objektiv.rs. Sipas pilotit amerikan Darren Patterson shpërndarja e peshës së pasagjerëve është vendimtare edhe gjatë fluturimit, sepse ndikon në stabilitetin e aeroplanit. Kjo është veçanërisht e vërtetë për avionët më të vegjël.

“Që avioni të qëndrojë në ekuilibër, nga momenti i ngritjes deri në ulje, duhet të merret parasysh pesha totale dhe shpërndarja e saj,  thekson piloti dhe shton se edhe lëvizja e një personi gjatë fluturimit, mund të ndihet.

Shumë udhëtarë mendojnë se pesha nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë fluturimin, por formula për stabilitetin e avionit merr parasysh karburantin e konsumuar gjatë fluturimit, i cili ndikon edhe në qendrën e gravitetit. Nëse gjithçka është ashtu siç duhet, pra sipas planit dhe programit, ekuilibri i avionit nuk do të prishet. 

Ndërsa disa avionë kanë softuer që llogarit se si shpërndahet pesha, linjat e tjera ajrore e bëjnë atë manualisht, duke ia lënë në dorë stjuardesave të kontrollojnë se si ulen pasagjerët.“Sa më i vogël të jetë avioni, aq më dramatik mund të jetë çekuilibri”, tha piloti.

Prandaj, nëse stjuardesa nuk ju lejon të ndryshoni ndenjësen, mos insistoni, por respektoni rregullat.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor