Femijet 16 Gusht 2022

68% e prindërve të rinj nuk dinë cilat janë pozicionet e duhura për të vënë në gjumë një fëmijë, ja ç'gabime duhet të shmangin

Femijet

Një ndër sfidat me të cilën përballet çdo prind është vënia në gjumë e fëmijëve, sfidë e cila bëhet akoma më e vështirë gjatë verës. Por, të vësh në gjumë një fëmijë nuk nënkupton thjesht t’i sigurosh një krevat dhe shtrojë të përshtatshme, por mbi të gjitha të zgjedhësh pozicionin e duhur të fjetjes.

Sipas një sondazhi të publikuar së fundmi nga BBC, rreth 68% e prindërve të rinj nuk dinë cilat pozicionet e duhura për të vënë në gjumë një fëmijë dhe nuk njohin SIDS. SIDS (Sudden Infant Death Syndrome) është sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave, e njohur ndryshe si “vdekja në djep”. Kjo sindromë prek kryesisht foshnjet midis muajit të 1-rë dhe të 12-të jetës.

Në qoftë se doni ta parandaloni duhet të ndiqni këshillat e mëposhtme.

1.Mos e vendosni kurrë fëmijën të flejë përmbys ose në një anë: Tregohuni të kujdesshëm dhe zgjidhni gjithmonë të flejë me shpinë. Fëmija këshillohet të flejë në një dyshek të fortë, pa jastëk dhe me çarçafë pambuku.

2.Mbajeni në një dhomë të freskët: Temperatura ideale e dhomës së gjumit për një fëmijë të porsalindur duhet të jetë 18-20 gradë. Nxehtësia e tepërt mund të bëhet shkaktare për SIDS, kështu që tregohuni të kujdesshëm kur e zgjidhni. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor