Pastrimi 16 Gusht 2022

Doni që atletet e bardha të duken si ditën e parë që i keni blerë? Provoni t'i lani në këtë mënyrë

Pastrimi

Stina e verës nuk mund të mendohet pa të bardhën, madje është vërtetuar shkencërisht se kjo ngjyrë na bën të ndihemi të gjallë dhe më të lumtur. Deri këtu jemi në rregull, por ka diçka që nuk shkon me këtë ngjyrë: aksesorët e bardhë bëhen lehtësisht pis. Sa ngjyrë praktike dhe lehtësisht e kombinueshme është, po aq e vështirë është për t’u pastruar.

Të gjithëve mund të na vijnë ndërmend ndonjë palë atlete të bardha. Duke mos ditur mënyrën e duhur si t’i pastrojmë shpeshherë pëfundojnë në lavatriçe dhe dëmtohen, por më  poshtë do të lexoni mënyrën më të lehtë dhe të shpejtë si të pastroni atletet e bardha.

Përbërësit:

½ filxhan uthull të bardhë

¼ filxhan sodë buke

1 furçë

Përzieni sodën e bukës me uthullën e bardhë derisa të bëhet si shkumë. Përdorni furçën për të pastruar atletet dhe lërini për 30 miuta. Më pas shplajini me ujë të ftohtë dhe atletet do të duken si ditën e parë që i keni blerë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor