Pjata kryesore 16 Gusht 2022

Qofte shtëpie me patate dhe ton

Pjata kryesore

Përbërësit për 6 persona:● 1 kg patate ● 2 konserva ton natyrale – pa vaj (160 g) ● 2 vezë ● majdanoz ● kripë, piper ● pak miell ● vaj kikiriku për t’i skuqur

Përgatitja: Ziejmë patatet me lëkurë. I qërojmë dhe i shtypim me pirun kur janë akoma të nxehta. Shtojmë konservën e tonit të kulluar mire nga uji i konservës, majdanoz të grirë, kripë, piper dhe së fundi vezët, të rrahura më parë me pirun. I përziejmë me lugë druri, marrim pak nga brumi me lugë, I kalojmë në miell, i shtypim pak me dorë dhe më pas i skuqim në tigan me vaj të nxehtë. I kullojmë në letër thithëse për kuzhinë për t’u hequr vajin e tepërt. I shoqërojmë me sallatë jeshile, sallatë domatesh etj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor