News / 17 Gusht 2022, 16:15

Më mirë përnjëherë apo gradualisht, cila është mënyra më e mirë për të lënë duhanin?

Më mirë përnjëherë apo gradualisht, cila

Personat që heqin dorë nga duhanpirja do ta largojnë përgjithmonë me më shumë sukses këtë shprehi të keqe, se sa ata që e lënë atë gradualisht. Ky është rezultati i një studimi britanik.

“Për shumë duhanpirës reduktimi gradual i numrit të cigareve të thithura deri në lënien totale është mënyra më e mirë për ta hequr këtë shprehi të keqe”, - tha autorja e studimit Nicola Lindson-Hawley nga Universiteti i Oksfordit.

“Megjithatë, në këtë rast, ne i këshillojmë njerëzit që ta lënë duhanin në mënyrë të menjëhershme. Një studim i kryer nga ne ka treguar se shumë njerëz arrijnë ta lënë duhanin përgjithmonë nëse ai ndërpritet përnjëherë”, - shtoi ajo.

Hulumtuesit i ndanë në mënyrë rastësore 700 duhanpirës në dy grupe: grupin ku nga subjektet u kërkua ta ndalojnë pirjen e duhanit në mënyrë të përnjëhershme dhe grupin ku vullnetarët e reduktuan gradualisht numrin e cigareve në zero. Të dy grupet kishin ndihmesa, si fllasterë apo çamçakëzë me nikotinë.

Katër javë pas lënies, në grupin e atyre që e lanë përnjëherë duhanin 49 për qind prej tyre ende nuk pinin duhan, ndërsa në grupin e abstenuesve ishin 40 për qind të jo-duhanpirësve.

Pas gjysmë viti, nga grupi i parë ende abstenonin 22 për qind, ndërsa nga grupi i dytë 15 për qind të pjesëmarrësve në hulumtim.

“Kjo është një dëshmi e mirë se mënyra më efektive për ta lënë duhanin me sukses është lënia e përnjëhershme së bashku me terapinë e zëvendësuesve të nikotinës”, tha Lindson-Hawley.

Horoskop