Guide per shendetin 18 Gusht 2022

Përveç ilaçeve, mjekët këshillojnë të bëni këtë veprim çdo ditë nëse keni hemorroide

Guide per shendetin

Hemorroidet, njohur ndryshe në gjuhën e përditshme si ‘’majasëlli’’, janë ndër patologjitë më të shpeshta që shfaqen tek të gjitha grupmoshat. Vështirësitë në jashtëqitje dhe gjakrrjedhja janë ndër simptomat karakteristike që paralajmërojnë praninë e hemorroideve. Trajtimi i tyre ndryshon në varësi të shkallës së sëmundjes. Por përveç trajtimit me ilaçe, mjekët këshillojnë të bëni këtë veprim çdo ditë.

Bëni banjë me kripë

Personat që vuajnë prej hemorroideve duhet t’i kushtojnë një rëndësi specifike higjienës personale, e cila nuk duhet kufizuar vetëm tek ndërrimi i përditshëm i të brendshmeve. Një metodë shumë efektive për trajtimin e inflmamimit të shkaktuar nga hemorroidet është duke bërë banjë të ngrohtë me kripë.

Në një enë, mundësisht legen, shtoni sipas dëshirës ujë të vluar paraprakisht dhe 500 gr kripë. Pasi uji të ketë arritur temperaturën që ju mund të përballoni mund të lani zonën rreth rektumit me të ose thjesht të rrini mbi ujë për 10-15 minuta. Mjekët këshillojnë që ky trajtim të përdoret pothuaj çdo ditë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor