Pastrimi 22 Gusht 2022

3 metodat e vetme që fshijnë çdo njollë të vështirë nga mobiljet e drurit, ja pse duhet t'i provoni menjëherë

Pastrimi

Pastrimi i shtëpisë nuk është aq i thjeshtë sa mendoni, sidomos kur bëhet fjalë për pastrimin e njollave mbi sipërfaqet e drurit.  Living ju zbulon disa truke interesante që do ju shndërrojnë në një super zonjë shtëpie. Janë shumë ekonomike dhe efektive. Ja për çfarë bëhet fjalë :

Uthull vere dhe vaj ulliri: Shtoni në një enë të dy lëngjet në masë të barabartë dhe përzijini me një lugë druri. Më pas merrni një peshqir pambuku dhe fërkoni sipërfaqen e drunjtë dhe lëreni të pushojë për një orë. Kaloni sërish një leckë të thatë. Rezultati do të duket menjëherë.

Majoneza: Nëse doni të hiqni njollat e ujit mbi sipërfaqen e drurit shtoni pak majonezë dhe lëreni të thahet. Më pas pastrojeni me një sfungjer të butë derisa njolla të hiqet plotësisht.

Vazelina: Vazelina gjend vend kudo. Nëse mobiljet tuaja janë gërvishtur, atëherë përdoreni. Lyeni zonën e dëmtuar me vazelinë të shkrirë dhe më pas fërkojeni me një napë. Shtresa yndyrore e vazelinës i jep shkëlqim mobiljeve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor