
Flini me flokë të lagura? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga baktere dhe infeksione mykotike
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Ngjyrat kanë një efekt të caktuar në trurin e njeriut dhe si na bën të ndihemi një ngjyrë, nuk na bën një tjetër. Thuhet se kuzhina duhet lyer e kuqe pasi në këtë mënyrë ndillet oreksi, dhoma e ndjenjes e gjelbërt pasi na relakson, e dhoma e gjumit në tonet e blusë. Kjo sipas një studimi të Travelodge në vitin 2021 ku mijëra të anketuar që flinin në dhoma të lyera me hijet e kësaj ngjyre ishin më të qetë në përgjithësi në krahasim me ata që flinin në një dhomë të lyer me nuancat e së verdhës, lejlasë etj.
Efekti qetësues i blusë, siç shprehet Chris Idzikowski nga "Edinburgh Sleep Center", lidhet me receptorët e specializuar të quajtur qeliza ganglion në pjesën e retinës së syve tanë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ngjyrës blu. Një tjetër studim shkencor ka dalë në përfundimin se shtresat e bardha luftojnë stresin, ankthin apo pagjumësinë. Mund t'ju duket e çuditshme, por kaq e thjeshtë është.
Mjafton të shtroni në krevatin tuaj çarçafë të bardhë, të lyeni muret ngjyrë të kaltër dhe kjo do të ndikojë drejtëpërdrejtë në psikozën tuaj. Tradicionalisht, shtresat e bardha janë përdorur si pjesë e terapisë profesionale për fëmijët që përjetojnë çrregullime ndijore, ankth ose stres. Studimet klinike tregojnë se shtresat e bardha ndihmojnë pacientët që vuajnë nga shumë sëmundje dhe çrregullimeve të ndryshme si për shembull sindromi Tourette, Alzheimer, paralizë cerebrale dhe madje mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të menopauzës.
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Këngëtarja Valbona Mema ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.Artistja rr&...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretër...