
Letra prekëse e një bashkëshorteje të tradhtuar për të gjitha ato gra që gjenden në situatën e saj
“E dashur mikja ime, Uroj të gjesh sërish lumturinë. Lumturinë e vërtetë dhe paqen brenda shpirtit tënd. E di që...
Është më se e zakonshme që pas një farë periudhe të vini re njolla ndryshku në veshjet tuaja. Me siguri pyetja e parë që ju ka shkuar ndër mend ka qenë :‘’Si dreqin janë krijuar ?‘’. Në përgjithësi njollat e ndryshkut krijohen nëse pjesa e brendshme e kapëseve të rrobave është oksiduarose kur veshjet kanë qëndruar për shumë kohë në lagështi. Edhe pse në pamje të parë duken të vështira për t’u hequr, truket e mëposhtme çdo gjë do të jetë më e lehtë:
Soda e bukës është produkti magjik që duhet të keni patjetër në shtëpinë tuaj. Ajo ka veti anti-bakteriale dhe gërryese që arrijnë të heqin njollat e ndryshkut nga veshjet dhe t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme. Merrni disa 2-3 lugë gjelle sodë buke dhe tretini në një gjysmë gote me ujë. Pastën që krijohet vendoseni mbi njollat e ndryshkut dhe fërkojeni me furçë dhëmbësh. Më pas lani rrobën me ujë të ftohtë . Në vend të detergjentit përdorni sërish sodë buke. Rezultati është shumë i dukshëm.
Lëng limoni dhe kripë është një tjetër truk interesant që duhet të provoni. Acidi citrik i limonit dhe vajrat e tij esencialë arrijnë të heqin njollat prej veshjeve, batanijet dhe çarçafët. Vendosni pak kripë mbi njollën e ndryshkut, vini sipër një fetë limoni dhe një nape të bardhë. Hekuroseni me hekur të nxehtë për pak minuta. Më pas lani veshjen tuaj si zakonisht.
“E dashur mikja ime, Uroj të gjesh sërish lumturinë. Lumturinë e vërtetë dhe paqen brenda shpirtit tënd. E di që...
Është fundi i muajit dhe shumë prej jush ndoshta nuk i kanë gjërat edhe aq mirë me paratë, por sipas astrologëve 3 she...
Disa e duan, kurse disa e urrejnë. Të shumta janë vajzat që duan t’i ngjajnë, por edhe ato që e konsiderojnë si model...