Specialistët Living / 1 Shtator 2022, 14:38

Vera Ora reagon për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë "Një traumë si kjo, nuk harrohet kurrë"

Vera Ora reagon për përdhunimin e 11-vjeçares në

Mamaja e këngëtares së njohur Rita Ora, ka reaguar së fundmi lidhur me ngjarjen e rëndë të para pak ditëve në Prishtinë, ku një vogëlushe 11-vjeçare u përdhunua për gati 7 orë nga 5 djem. Vera Ora punon prej vitesh si mjeke psikiatre në Shërbimin shëndetësor kombëtar në Angli dhe është përballur disa herë me raste të tilla.

Në videon e publikuar në profilin e saj në Instagram, ndër të tjera Vera thotë sipas saj sulmi ndaj të miturës mund të ketë qenë i organizuar dhe i planifikuar nga një lider, duke e lidhur me historitë e hakmarrjeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vera Ora (@veraora)

“Një akt i cili duhet të dënohet ashpër. Ne si shoqëri si e shohim dhe si e mendojmë në mendjen e atyre që e kanë bërë këtë akt. Doja të përmend disa pika që mendoj se mund të jenë të rëndësishme. Çfarë është psikologjia e atyre njerëzve dhe çfarë kanë pasur si qëllim në këtë akt aq të tmerrshëm ndaj një fëmijë 11-vjeçar? Nga aspekti psikologjik mendoj që duhet të shikohen këto raste që janë shumë komplekse me një dinamikë shumë më të madhe se sa kur të bëhet akti i dhunës”- shprehet ajo në fillim të videos.

“Unë e shoh këtë si një grup të drejtuar nga një profil. Kush është lideri dhe çfarë prapavije ka pasur ai njeri dhe ata që kanë dhe ndjekësit që i kanë përcjellë dhunuesit që të bëjnë një akt kaq të tmerrshëm? Është një dukuri që duhet menduar. Mund të jetë një sulm i organizuar dhe i planifikuar shumë gjatë me një strategji, mund të them ndonjë qëllim apo ndonjë hakmarrje apo ndonjë akt i cili është bazuar në një prapvijë.  Mua me qanë zemra për atë që ka mundur ta përjetojë ajo vajzë dhe traumat që ka mundur të pësojë ai fëmijë, trauma të cilat ndoshta kurrë nuk do të largohen nga jeta e saj. Si në psiqikën e saj ashtu edhe në të familjes dhe rrethit të ngushtë.

Siç thashë dhe më parë ky grup e ka një udhëheqës, një psikopat udhëheqës, i cili ka bërë një ide dhe e kanë përcjellë të tjerët. Varet çfarë kushti kanë qenë ato sugjerime. Sigurisht që mund të ketë pasur ndonjë që ka rezistuar, por dihet se çfarë ndodh me ata që rezistojnë. Mund të jetë quajtur si qyqar, i dobët, jo mashkullor, jo i fortë. Kur bëhet një akti i tillë ne si shoqëri fillojmë të akuzojmë një ngjarje të tillë me të drejtë, por ndoshta është me rëndësi të shohim si shoqëri çfarë të bëhet në këto raste. Këto grupe janë të ashpra”– ka shtuar mamaja e Rita Orës.

Horoskop