
"Koha kalon si një përplasje qepallash" E bija feston ditëlindjen, ja urimi i ëmbël i Alban Skënderajt
Sot ka festë në familjen e këngëtarëve të mirënjohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Vajza e tyre Ameli, e cil...
Nëse mendoni se shtatori është muaji “i rikthimeve të mëdha”, si për shembull në shkollë apo punë, na lejoni t’ju themi që shumë njerëz përfitojnë nga ditët e paqta të fillim vjeshtës për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Nëse ju kanë ftuar në një dasmë në shtator dhe nuk dini ç'të vishni, më poshtë do të gjeni disa propozime shumë interesante.
Para së gjithash duhet të dini që me ardhjen e vjeshtës ndryshojnë edhe nuancat. Është koha t'u thoni lamtumirë ngjyrave të forta dhe të përqafoni ato më neutrale dhe ravijëzimet e tokës. E zeza sakaq është një përjashtim: për një kohë të gjatë ajo konsiderohej si një ngjyrë e papërshtatshme për një look dasm, në realitet është një ngjyrë që është perfekte për dasmat e vjeshtës, veçanërisht nëse është e zbukuruar me pika të lehta ose tekstura me lule.
FUSTANI I GJATË
Fustani i gjatë është një ato veshje që nuk del kurrë nga moda, ndaj nëse këtë shtator ju kanë ftuar në dasmë mos hezitoni ta nxirrni nga gardëroba pasi do të dukeni shik dhe elegante. Guxoni me ngjyrat dhe detajet, si tyli apo mëngët e fryra.
FUSTANI TREÇEREKËSH
Fustani treçerekësh është gjithashtu një zgjidhje fantastike për ato vajza dhe gra që kanë në çantën e tyre një ftesë dasme. Zgjidhni modelin që ju pëlqen më shumë ose që ju shkon më shumë: me shpatulla jashtë, një dekolte të lehtë ose me mëngë.
JUMPSUIT
Nëse nuk e gjeni veten te fustanet, jumpsuit është gjithmonë një alternativë që duhet marrë në konsideratë. Pikërisht për këtë arsye jua propozojmë si veshje për një dasmë në shtator. Jumpsuits ju lejojnë të ndërtoni një veshje të kompletuar, magjepsëse dhe shumë shik.
Sot ka festë në familjen e këngëtarëve të mirënjohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Vajza e tyre Ameli, e cil...
Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka uruar festën e Ditës së Pavarësisë kombit shqiptar. Përmes një...
Veshkat janë organe thelbësore që ndihmojnë në nxjerrjen e mbeturinave nga gjaku në formën e urinës. Ky ësht&eum...