
Sipas ekspertes së njohur amerikane këto janë 3 arsyet pse ju bien vazhdimisht flokët
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Shumë njerëz mund të kenë zakonin e kafshimit të buzës, shumica e kanë si refleks që e bëjnë në mënyrë të pavullnetshme, por ka edhe raste kur kafshimi i buzëve mund të jetë sinjal për ndonjë problem shëndetësor.
Disa nga sëmundjet që mund të "paralajmërojë" kafshimi i buzëve janë:
Artriti në nofull
Kur artriti prek nofullën mund të keni ndryshimë në formë, inflamacion, probleme me hapjen dhe mbylljen normale të gojës. Nëse ndodh që të ndjeni edhe një dhimbje kur lëvizni nofullën si dhe dhimbje koke apo dhëmbi, ka shumë gjasa që të vuani nga artriti i nofullës.
Kërcitja e dhëmbëve/ Bruksizmi
Kërcitja e dhëmbëve, gjithashtu mund të ndikojë në deformimin e nofullës e të sjellë kafshim të buzëve, në formë të pa vullnetshme. Njerëzit që vuajnë nga bruksizmi (kërcitja e dhëmbëve) shpesh në mënyrë të pandërgjegjshme shtrëngojnë nofullën e tyre gjatë natës, teksa janë duke fjetur. Një tjetër simptomë e kësaj sëmundjeje mund të jetë edhe dhimbja e kokës.
Malokluzioni (Kafshimi jo i duhur)
Malokluzioni ose “kafshimi i keq” është një nga problemet më të zakonshme dentare. Kur keni malokluzion, dhëmbët e sipërm nuk përputhen me ata të poshtëm kur mbyllni gojën. Mjekët shpjegojnë se nëse nofulla nuk është e pozicionuar siç duhet, personi shpesh kafshon buzën.
Ankthi apo depresioni
Njerëzit që kafshojnë buzët, shpesh vuajnë nga ankthi ose depresioni.
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Ndryshimet e fundit astrologjike mund të vijnë papritur për disa shenja edhe pse disa prej tyre prisnin me padurim që Marsi të pë...
Selena Gomez dhe Zayn Malik së fundmi janë parë në një restorant në Nju Jork, duke ndezur zërat për një romanc&eu...