Femijet 2 Shtator 2022

“Të gjithë gishtat dhembin njëlloj”, a i duan prindërit në mënyrë të barabartë të gjithë fëmijët e tyre?

Femijet

 

Në një familje me shumë vëllezër e motra, kjo shprehje është mjaft e zakonshme: “Kë fëmijë do më shumë babi dhe mami?” Megjithëse besohet se dashuria prindërore nuk ka kufij, skenari në fund është krejtësisht i ndryshëm. Kur rriteni me vëllezër e motra dhe hasni në një situatë ku favorizohet vëllai juaj dhe jo ju, gjëja e parë që ju vjen në mendje është "Ndoshta ata e duan atë më shumë se mua" Ndërsa prindërit përpiqen ta shuajnë këtë pretendim, zakonisht me një shprehje të tipit “Po t’i presësh të gjithë gishtat e dorës, cili do të të dhimbtë më shumë. Të gjithë njëlloj”.

Por a është e vërtetë se çdo fëmijë është njëlloj para syve të prindit. A nuk favorizojnë ata njërin fëmijë mbi të tjerët dhe a i trajtojnë të gjithë në mënyrë të barabartë?

Ekziston një ndryshim midis "njëlloj" dhe "në të njëjtën mënyrë". "A i dua unë si prind fëmijët e mi në mënyrë të barabartë? Po," thotë Eberhardt, një përdorues i Quora. Në një postim të gjatë, nëna e dy fëmijëve shkruan: "Por vlen të përmendet se "njëlloj" nuk do të thotë "në të njëjtën mënyrë". Dhe "dashuria" mund të duket ndryshe nga marrëdhënia në marrëdhënie". "Sidoqoftë, mënyra se si e tregoj dashurinë është e ndryshme. Jo më e madhe e as më e vogël për asnjërin, thjesht ndryshe", thotë nëna dhe vazhdon duke rrëfyer një ngjarje: "Kur po kalonim procesin që djali im i madh të diagnostifikohej me një sëmundje, djali im i vogël u ndje i lënë pas dore. Ai mendoi se fakti që ne shpenzonim shumë kohë duke folur për sëmundjen në fjalë do të thoshte se unë e doja vëllanë e tij më shumë se atë. Kur më tha se si ndihej (gjatë një seance përqafimi në mëngjes), unë i kërkova falje. Që nga ai moment, u sigurova që ai të ishte i ftuar gjithashtu në diskutime - jo sepse ai ishte veçanërisht i interesuar për bisedën, por sepse ai duhej të ulej në prehrin tim dhe të ndihej i përfshirë, ndërsa ne flisnim”.

Ndonjëherë prindërit nuk e kuptojnë llojin e dashurisë që kanë nevojë fëmijët Kërkesat e të gjithëve për dashuri janë të ndryshme. Ndërsa disa fëmijë duhet të përqafohen, disa të tjerë thjesht duhet të dëgjohen. Madje ka fëmijë që ndihen të dashur kur u lejohet të flasin pa pushim. Prindërit duhet ta kuptojnë këtë mënyrë dashurie. Vetëm kur transmetimi i dashurisë ndodh në mënyrën e duhur, fëmija ndihet i vlerësuar si anëtar i familjes.Si prindër nuk mund të keni një rregull të përgjithshëm për prindërimin. Ju duhet të personalizoni në vende të caktuara në mënyrë që të kuptoni të gjithë fëmijët tuaj në të njëjtën kohë. Pse thuhet gjithmonë se prindërit i duan më të vegjlit? Mund të jetë pjesërisht për shkak të konstruktit social ku i madhi shihet gjithmonë si kujdestari i familjes dhe i maturi. Prindërve u thuhet gjithmonë se sa e rëndësishme është për ta që ta mbajnë familjen së bashku dhe t'i bëjnë gjërat në një mënyrë të mençur.

Një pjesë e rëndësishme e përgjegjësisë së një fëmije të madh është të kujdeset për më të vegjlit, gjë që në një farë mënyre i bën fëmijët më të vegjël më të besueshëm dhe afër të qënit nevojtar për dashuri. Duke qenë se më të rriturit mund të kujdesen më shumë për veten e tyre, i bën fëmijët e vegjël të kenë më shumë nevojë për vëmendje dhe rrjedhimisht më të afërt me prindërit e tyre.

Po fëmija i mesit?

Shumë studime kanë thënë se fëmijët e mesëm nuk e përjetojnë momentin e “fëmijës së vetëm”. Duke shpjeguar rastet kur fëmijët e mesëm nuk janë më afër prindërve, ekspertët kanë thënë se këta fëmijë kalojnë më pak kohë me prindërit e tyre ndryshe nga fëmija i madh apo fëmija më i vogël. Sindroma e fëmijës së mesëm është një term i përdorur zakonisht për të trajtuar besimin se fëmijët e lindur të mesëm janë të neglizhuar nga prindërit për shkak të renditjes së tyre. Sipas teorisë së zhvilluar nga Alfred Adler në 1964, fëmija i mesit e ka të vështirë të përshtatet brenda familjes. Megjithatë, ka disa studime që kanë rezultate kontradiktore në lidhje me dashurinë prindërore dhe ndikimin e rendit të lindjes. “Ajo që duhet theksuar është se jo çdo prind e ka një fëmijë të preferuar, por shumica e kanë," thotë Jessica Griffin, një profesoreshë e asociuar e psikiatrisë dhe pediatrisë në Universitetin e Shkollës Mjekësore të Massachusetts, SHBA dhe duke cituar të dhëna shton se nënat, në veçanti, tregojnë favorizime ndaj fëmijëve që kanë vlera të ngjashme me to dhe që angazhohen më shumë me familjen, mbi cilësi të tilla si të qenit shumë ambicioz ose të nxitur për karrierë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor