Pjata kryesore 3 Shtator 2022

“Ngjym” me speca për darkën e vonë të së shtunës

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût

Përbërësit: speca jeshilë, 120 g djathë ose gjizë, 200 g kos, 100 g ajkë qumështi ose kajmak, vaj misri dhe pak kripë.

Përgatitja: Shtojmë vajin në tigan dhe skuqim specat. Ndërkohë në një tas përziejmë djathin e thërrmuar ose gjizën, kosin dhe ajkën. Nëse gjiza dhe djathi kanë shumë kripë nuk është nevoja t’i shtoni më, por mund ta provoni salcën. Pasi specat janë skuqur, shtoni masën sipër dhe e lini derisa fillon dhe nxjerr flluckat e para. Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor