Shtatzania 5 Shtator 2022

4 arsye pse është e rrezikshme të mbani taka gjatë shtatzënisë

Shtatzania

Mëmësia është një përvojë emocionuese dhe e gëzueshme, por nuk është pa rreziqe. Trupi i një gruaje pëson ndryshime të shumta gjatë shtatzënisë. Ajo duhet të jetë e vetëdijshme për mënyrën si ushqehet dhe gjithë stilin e jetesës. Ka gra që gjatë periudhës së shtatzënisë veshin taka të larta. Pyetja që shtrohet me të drejtë , është: a është e sigurt të veshësh taka gjatë shtatzënisë?

Ndërkohë që ekziston një listë e pafund pyetjesh hipotetike që mund të kenë nënat e ardhshme. Sandalet ose këpucët me taka të larta mund ta bëjnë shtatzëninë një periudhë  jashtëzakonisht të vështirë. Të veshësh taka gjatë shtatzënisë, nuk është një ide e mirë. Ka një sërë arsyesh shkencore pse takat duhet të shmangen gjatë gjithë shtatzënisë.

Dhimbje shpine: Takat e larta ndikojnë në qëndrimin tuaj dhe mbajtja e tyre për një periudhë të gjatë mund të shkaktojë që muskujt e legenit tuaj të palosen përpara. Kur kjo ndodh, ju përkuleni fort përpara nga pjesa e pasme. Shtatzënia shkakton shtim të shpejtë në peshë, gjë që ndikon edhe më shumë në qëndrim. Takat e larta mund të shkaktojnë që dhimbja e shpinës të përkeqësohet shpejt. Gjatë shtatzënisë, ajo gjithashtu mund të krijojë vështirësi me ligamentet në pjesën e poshtme të shpinës dhe këmbët.

Ngërçe në këmbë: Kur mbani taka për një kohë të gjatë, muskujt në këmbët tuaja fillojnë të tkurren dhe shfaqen ngërçe të muskujve. Kjo mund të rritet më shumë në shtatzëni.

Problemet e ekuilibrit: Shtimi në peshë dhe luhatjet hormonale bëjnë që kyçet tuaja të dobësohen, duke dobësuar  ekuilibrin. Kjo mund të bëhet shkak edhe që të rrëzoheni, gjë që ju vë në rrezik si ju, ashtu edhe fëmijën tuaj të pa lindur.

Këmbët e fryra: Ënjtje në këmbë dhe kyçe janë të shpeshta gjatë shtatzënisë dhe shkaku kryesor është mungesa e këpucëve të përshtatshme dhe komode. Këpucët e ngushta dhe takat e larta ose takat me platformë mund ta përkeqësojnë situatën.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor