Mirëqenie / 5 Shtator 2022, 10:42

Java e parandalimit të vetëvrasjes, shenjat që tregojnë se dikush është në rrezik

Java e parandalimit të vetëvrasjes, shenjat që tregojnë se

Nga data 4 deri në 10 shtator, është java që i përket parandalimit të vetëvrasjes. Në mbarë botën, 800,000 njerëz  vdesin nga vetëvrasja çdo ditë, vetëm për 2020, 1.2 milionë njerëz i dhanë fund jetës.

Justin Baker, drejtor klinik i iniciativës për Reduktimin e Vetëvrasjeve është shprehur se ende nuk kanë arritur që të gjejnë shenja tek viktimat, në mënyrë që të parandalojnë ngjarjet e rënda.

"Kjo është jashtëzakonisht, jashtëzakonisht e vështirë. Nëse ktheheni prapa në kohë, kur dikush ka bërë një përpjekje ose ka vdekur, dhe të shikoni. Vështirësia është se shumë njerëz kanë po të njëjtat simptoma si viktimat, por nuk e mendojnë vetëvrasjen,” tha Baker.

Ai ka parashtruar disa nga simptomat e që mund të kenë personat që vendosin ti japin fund jetës.

Ndryshime ekstreme të humorit. Kjo përfshin nëse dikush që zakonisht është me të vërtetë i stresuar ose në depresion duket papritur i qetë ose i gëzuar.

Obsesioni me vdekjen ose mjetet vdekjeprurëse. Disa njerëz kanë interesa artistike ose muzikore që janë më të zymtë se të tjerët.

Sëmundje të rënda fizike, duke përfshirë dhimbjen kronike, kjo i bënë personat më të pashpresë, dhe mund ti dërgojë drejt vetëvrasjes.

Po ashtu histori familjare ose personale të vetëvrasjes mund të jenë një shtysë kryesore, që të ndjekin hapat e familjarëve të tyre, si një shpresë shpëtimi.

 

Horoskop