Pjata kryesore 6 Shtator 2022

Rizoto me fileto pule dhe perime

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Gatime shqiptare

Përbërësit: 1 fileto ose mish pule i prerë në copa të vogla, 1 lugë gjelle me erëza, 400 g perime sipas deshirës të grira hollë, 200 g oriz, gjysmë filxhani verë e bardhë, 2 gota lëng pule ose ujë, 2 lugë gjelle gjalpë dhe djathë kaçkavall.

Përgatitja: Fillimisht skuqni copëzat e mishit të pulës në pak vaj derisa të marrin ngjyrë kafe të artë. Për këtë do t’ju duhen rreth 15 minuta. Skuqini në temperaturë maksimale duke i trazuar vazhdimisht. Më pas shtoni të gjitha perimet e grira dhe vazhdoni t'i skuqni. Perimet do të lëshojnë ujë, skuqini duke i përzier vazhdimisht derisa uji të avullojë. Më pas shtoni gjalpin dhe përziejeni sërish. Kur gjalpi të shkrijë shtoni orizin dhe skuqeni për 5 minuta. Pas kësaj shtoni verën dhe lëngun e pulës ose ujë, erëza sipas dëshirës, ​​përziejeni dhe ulni temperaturën në të ulët dhe mbulojeni tiganin me kapak. Lëreni në zjarr për rreth 20 minuta ose derisa orizi të thithë lëngun. Kini kujdes që orizi të mos ziejë shumë, nuk duhet të jetë as i fortë dhe as shumë i butë. Në fund të procesit lëreni orizin e mbuluar të qëndrojë edhe për 10 minuta të tjera.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor