Femijet 6 Shtator 2022

“Epidemia” e syzeve, flasin okulistët "Shumica e fëmijëve shqiptarë që vizitohen kanë probleme me sytë"

Femijet

Problemet e shikimit te fëmijët vijojnë të rriten ndjeshëm nga përdorimi i pajisjeve teknologjike. Mjekët okulistë thonë se nga 20 vizita që kryejnë në ditë, 7 fëmijë detyrohen të vënë syze. Problemet po hasen që në moshat e vogla pediatrike dhe mjekët këshillojnë që prindërit t'i dërgojnë fëmijët për kontroll që 1 vjeç, pasi nëse nuk kapen në kohë ato nuk mund të riparohen.

Rubin Topi, mjek okulist pranë poliklinikës së specialisëve nr.1 ne Tiranë tregon se prindërit i shohin pajisjet teknologjike si lodra pushimi dhe argëtimi për fëmijët. "Një pjesë e mirë e prindërve janë neglizhentë me dashje. Që fëmija mos të qajë të rrijë urtë prindërit, ju japin telefonin. Pasojat që vjnë janë të shumta pasi i prish shikimin, krijon varësi, kthehet në një drogë digjitale, probleme me shtyllën kurrizore dhe me jeten sociale."-tregon ai.

Përdorimi i tepërt i teknologjisë vitet e fundit, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të miratojë planin kombëtar të depistimit të shikimit për fëmijët e moshës shkollore.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor