
Flini me flokë të lagura? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga baktere dhe infeksione mykotike
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Vajza në foto quhet Francesca Sebastiani, është 22 vjeçe dhe jeton në Secondigliano të Napolit. Disa ditë më parë ajo iu përgjigj një njoftimi pune për shitëse në një dyqan. Francesca i pyeti për pagesën dhe përgjigjia ishte: “70 euro në javë, 280 euro në muaj në total. Punohet 6 ditë nga 10 orë çdo ditë, për një total prej 60 orësh në javë, me një ditë pushimi. Ora paguhet diku tek 1.10 euro”.
Kur vajza nuk e pranoi ofertën, pronarja e dyqanit i tha: “Ju të rinjtë e sotëm nuk keni dëshirë për të punuar”. Në këtë pikë, Francesca iu përgjigj duke i ngritur zërin dhe duke e shpërndarë gjithçka në rrjetet sociale. Fjalët e vajzës ishin: “Mjaft me këtë histori. Unë u tregova shumë e sjellshme dhe i thashë se nuk me interesonte oferta e saj e punës, ndërkohë që shumë të tjerë mund të kishin përdorur fjalë edhe më të rënda. Por duke qenë se ajo këmbëngulte, duhet t’i përgjigjem pse nuk pranova. Me një pagesë të tillë në javë, as juve nuk do të pranonit po të ishit në vendin tim.
Edhe nëse do të ishte djali juaj në të njëjtën pozitë, ju do t’i thoshit të mos pranonte. Me një pagesë të tillë, nuk arrin të mbyllësh as pagesën e transportit deri në dyqanin tuaj, pa llogaritur shpenzimet e ushqimit të përditshëm. Mendoj se edhe unë jam një person dhe kam të drejtë të zgjedh vendin tim të punës”.
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Këngëtarja Valbona Mema ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.Artistja rr&...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretër...