Pjata kryesore 8 Shtator 2022

Tartë me kunguj dhe me djathë Gorgonzola

Pjata kryesore

PËRBËRËSIT për brumin për tavë me diametër 24 cm: 240 g miell, 40 g miell bajameje, 50 g fara kungulli të grira shumë imët, 6 lugë vaj ulliri, 7-8 lugë ujë, kripë e piper.

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN: 12 feta të vogla kungulli të verdhë (të prera me trashësi ½ cm), 7-8 domate qershiza, 150 g djathë Gorgonzola, 2-3 lugë fara kungulli, 1 qepë e vogël.

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 200° C. Në robot (ose në një tas, me dorë) përziejmë të gjithë përbërësit e brumit. Nëse është nevoja shtojmë edhe ndonjë lugë tjetër ujë, derisa të kemi një brumë homogjen të butë dhe që nuk ngjit. E heqim nga roboti, e punojmë pak me dorë, sa t’i japim formë të rrumbullakët, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në temperaturë ambienti për 30 minuta. Ndërkohë, fetat e kungullit i lyejmë me pak vaj ulliri dhe i pjekim në furrë për 20 minuta. 3Qepën e prerë në feta jo shumë të holla, e skuqim në tigan me pak vaj, kripë dhe piper. Kur të jetë zbutur, por jo të ketë marrë ngjyrë (shtoni ndonjë pikë ujë) e heqim nga zjarri. Me petës, hapim brumin në formë të rrumbullakët. E shtrojmë në tavën e lyer me vaj e miell ose me letër furre, e shpojmë me pirun dhe e vëmë të piqet në furrë në temperaturën 180° C për, 20 minuta, kështu siç është. Pas kësaj kohe, e mbushim tavën me fetat e kungullit, qepët, domatet dhe djathin të shpërndarë në thërrime. E pjekim edhe për 30 minuta ose derisa peta poshtë të jetë pjekur plotësisht. E shërbejmë të vakët.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor