
Flini me flokë të lagura? Alarmi i ekspertëve: Rrezikoheni nga baktere dhe infeksione mykotike
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
"Dua të martohem dhe të kem disa fëmijë derisa të bëhem njëzet e pesë vjeç”. Këtë frazë mbaj mend t’ja kem thënë shoqes sime të gjimnazit në fillim të viteve 2000, ndërsa ajo po thante flokët në dhomën time, para se të dilnim.
E kisha planifikuar të gjithë dasmën time para se të takoja ish-burrin tim. Megjithatë, nuk doja të isha vetëm nuse. Doja të bëhesha grua dhe të mbaja një unazë. Doja t'i referohesha dikujt si "burri im". Doja të kujdesesha për të dhe të sigurohesha që frigoriferi të ishte i mbushur dhe të piqja biskotat e tij të preferuara.
Kur e takova kur isha 23 vjeç, dhe folëm për martesën pas një viti lidhjeje, u ndje si diçka e lehtë dhe e drejtë. Ai ndihej si në shtëpi dhe ne të dy donim të njëjtat gjëra nga jeta.
Me motrat e mia diskutova për dasmën tonë për orë të tëra. "Dua që të gjitha të vishni fustane ngjyrë ari dhe të mbani lulebore," u thashë atyre gjatë darkës në shtëpinë e mamasë sime pasi kishim biseduar për martesën, që para se të fejoheshim. Isha e etur dhe mezi prisja të bëhesha nuse dhe grua. E dija se çfarë muzike doja teksa ecja me bashkëshortin në restorantin ku do të bënim festën, madje dija edhe çfarë do të doja të kishte në menu.
I arrita të gjitha këto. Mendova se martesa ishte çelësi i lumturisë, mjeti për të jetuar një jetë të plotë.
Kur mbeta shtatzënë disa muaj pas dasmës sonë, isha duke blerë lule me një shoqen time të martuar. Ajo ishte e pakënaqur dhe kishte rënë në dashuri me një burrë tjetër. “Nuk mund ta besoj se do të divorcohem. Thjesht nuk dua të martohem më”, më tha ajo.
Ajo shikoi barkun tim, pastaj sytë e saj u ndeshën me mua. “Megjithatë nuk do të jesh kurrë ti në vendin tim më tha. Ju nuk do të divorcoheni kurrë.”
"Kurrë," thashë dhe e kisha parasysh aq shumë sa mendimi i thjeshtë për të mos qenë e martuar me të më tronditi.
Pasi lindi djali ynë, po shikoja një video të John Legend në MTV, "Ordinary People". Ka një skenë ku një çift po zihet. Njëri prej tyre po përpiqet të largohet dhe po përpiqet të marrë fëmijën, ndërsa tjetri e mban. Fillova të qaja kur e pashë, duke fajësuar emocionet për faktin se sapo ishim transferuar në shtëpinë tonë të ëndrrave, kisha një fëmijë një vjeç dhe isha shtatzënë me vajzën tonë.
Mendova: “Këta nuk do të jemi kurrë ne”.
Si një fëmijë I prindërve të divorcuar, kalova një kohë të gjatë duke u përpjekur të kompensoja humbjet që ndjeja si fëmijë dhe mendoj se kjo ishte ajo që po përpiqesha të shëroja. Doja që fëmijët e mi të kishin një ndjenjë sigurie dhe rehatie sepse unë e kasha humbur. Doja të martohesha dhe të jetoja me dikë për pjesën tjetër të jetës sime.
Kur vendosëm të ndaheshim pas gjashtëmbëdhjetë vitesh martesë, ish-i im më tha se nuk kishte qenë i lumtur për një dekadë. Unë ende e doja dhe kujdesesha për të në mënyrën se si ju e doni dhe kujdeseni për një vëlla. Dhe një dekadë ishte shumë kohë e gjatë për të qenë të pakënaqur.
Por unë kisha qenë ielumtur në njëfarë kuptimi, sepse të isha e martuar dhe të kisha fëmijë më mjaftonin. E kam anashkaluar faktin që nuk jemi marrë vesh. E injorova se si nuk shkonim në takime vetëm apo nuk kishim ndonjë intimitet të veçantë. Mendova se nëse do të vazhdoja të piqja biskot, të mbaja mend oraret e fëmijëve dhe të dekoroja shtëpinë, do të donim disi të udhëtonim në kohë dhe jeta do të ishte si kur ishim të dashuruar.
Megjithatë, që nga dita kur hoqa unazën time të martesës, një zbulim ka hyrë ngadalë në trurin tim dhe në zemrën time. Unë kam evoluar nga "Unë jam mirë që nuk jam më e martuar" në "Nuk kam nevojë të martohem më". Vetja ime adoleshente; vetja ime njëzet e ca vjeç nuk do të më njihte tani.
Nuk po them “unë jam mirë vetëm dhe do të jem më e lumtur nëse do të jem vetëm për pjesën tjetër të jetës sime". Më pëlqen të kem një partner për të ndarë jetën time. Dua pasion, lidhje dhe të kem dikë ku të mbështetem (dhe të shikoj Netflix me të).
Por një copë letër nuk do të thotë asgjë për mua. Kam firmosur një certifikatë martese dhe kam ndërruar mbiemrin një herë. Shteti tha se isha gruaja e dikujt dhe ne këmbyem zotimet para shumë njerëzve të dashur. Por mbaroi gjithsesi. Të qenit e martuar nuk më plotësoi ashtu siç e mendoja, dhe as nuk duhej ta bënte. Pavarësisht nëse jam i lidhur me dikë me kontratë, apo jo, lumturia ime është diçka e brendshme.
Nuk më intereson nëse tingëlloj egoiste. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe unë preferoj të jem e vetmja që mund të them se çfarë ngjyre i lyej muret e mia. Unë jam dyzet vjeç dhe jetoj të vërtetën time.
Të qenit nënë beqare më ka mësuar se mund të shpëtoj veten. Drejtimi i një shtëpie me tre fëmijë vetëm dhe ndërtimi i karrierës sime më kanë bërë të dashurohem me veten dhe aftësitë e mia. Të kujtoja këtë më ka sjellë ngushëllim, edhe në ditët më të këqija.
Nuk kam nevojë për një propozim për t'u ndjerë e kompletuar. Nuk kam nevojë për përkushtimin e askujt me firmë.
Do të isha plotësisht e kënaqur të qëndroja në një marrëdhënie dashurie pa martesë. Unë e kam bërë çështjen e martesës dhe, për mua, të kapërcesh jetën tënde të vjetër dhe të fillosh një jetë të re është mjaft e vështirë pa zhbërjen e dokumenteve të tjera ligjore.
Nëse do të vendosja të angazhohesha për një partner, do të kisha një festë. Do të mbaj me kënaqësi një unazë dhe do të angazhohem plotësisht. Nuk kam nevojë të them "Derisa vdekja të na ndajë" sepse çfarë do të thotë në të vërtetë? Martesa nuk do t'i ndalojë këto gjëra të ndodhin. Nuk do t'ju pengojë as të jeni të vetmuar.
Ndihem mirë të mos provoj të humb diçka që mendoja se do të ishte përgjithmonë. Më pëlqen të di se jeta do të vazhdojë dhe do të rrjedhë. Mund t'i kaloj të gjitha pa menduar se kam nevojë për një "Zonja…" për emrin tim.
Pershtati ne shqip: Living.al
Burimi: https://www.scarymommy.com/lifestyle/i-will-never-get-married-again
Flokët e lagur janë një vend ku bakteret dhe kërpudhat mund të lulëzojnë shumë lehtë. Kur jeta jonë e ngark...
Këngëtarja Valbona Mema ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.Artistja rr&...
Ka një gjë për të cilën Meghan Markle ka arritur të bashkojë të gjithë anëtarët e familjes mbretër...