Pastrimi 14 Shtator 2022

Mos i besoni gjithçkaje që qarkullon në rrjet, duhet vetëm një përbërës për të pastruar hekurin e për ta bërë si të ri

Pastrimi

Një hekur i pistë dhe i bllokuar mund tju shkaktojë probleme nëse keni për të hekurosur një mal të tërë me rroba.

-Për të pastruar hekurin nga jashtë :

Bëj një përzierje me 2 lugë gjelle sodë buke dhe 1 lugë uji.

Përhape këtë pastë në pllakën e hekurit dhe mund ta lini kështu nja dy minuta. Pastaj e pastroni me nje pecetë të lagur dhe nëse është e nevojshme të përdorni edhe shkopat e veshëve për të pastruar vrimat ku del avulli.

-Për të pastruar hekurin nga brenda:

Pasi e keni boshatisur depozitën e hekurit nga uji i mbetur hidhi brenda një përzierje me 3/4 uji dhe 1/4 uthull molle.

Gradoje ne maksimum dhe avulli të jetë duke cliruar, dhe ndërkohë mund të hekurosësh një pecetë kuzhine që të dalin nga vrimat papastërtitë apo gurëzat e vogla që kanë zënë përbrenda.

Pas disa minutash gjatë nxjerrjes së avullit do të shohim mbetjet qe do të lëshojë hekuri mbi pecetë. Por edhe ndërkohë që ftohet duhet lënë ashtu me pllakën poshtë që ë vazhdojë të nxjerri zmërcin apo gurëzat.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor