Mirëqenie / 15 Shtator 2022, 15:26

Mos ua lini playstation-in fëmijëve në kohë stuhish, ja si përfundoi i riu duke luajtur kur ra rrufeja

Mos ua lini playstation-in fëmijëve në kohë stuhish, ja si

Një i ri në Mbretërinë e Bashkuar u dërgua me nxitim në urgjencë të hënën e kaluar, pasi u godit nga rrufeja teksa luante videolojëra në dhomën e tij të ndenjjes. Aiden Rowan po luante në PlayStation-in e tij rreth orës 22:30, kur dëgjoi një kërcitje të fortë të ndjekur nga një "ndjesi e rëndë dridhjeje".

“Ishte një zhurmë e fortë dhe … 5 orë në spital konfirmuan se unë u godita nga rrufeja nga dritarja e hapur! Nuk do të luaj më kurrë lojëra gjatë një stuhie. Unë jam mirë, vetëm shumë dhemb, kam dhimbje koke dhe djeg vija në krahun tim”, - tregon ai.

Ironikisht, kur ai u godit, ai po luante një lojë të quajtur "Stray" ku ju kontrolloni një mace endacake që humbet në një stuhi. "U desh rreth një minutë për t'u rikthyer në vete, u ndjeva shumë, shumë i hutuar", - tha Rowan për Metro.

 Ekspertët thonë se edhe pse shumica e rrufesë ndodh në verë, njerëzit mund të goditen në çdo kohë të vitit. Ndërkohë, "shumica e viktimave nga rrufetë ndodhin në fillim të një stuhie që po afrohet, një numër i konsiderueshëm vdekjesh nga rrufeja ndodhin pasi stuhia ka kaluar", -njoftoi Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës. "Nëse dëgjohet bubullima, atëherë një goditje rrufeje është mjaft afër".

 

Horoskop