
Sipas ekspertes së njohur amerikane këto janë 3 arsyet pse ju bien vazhdimisht flokët
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Nëse jeni në luftë të vazhdueshme me humbjen e peshës dhe dëshironi të shpëtoni nga kilogramët e tepërt, përpiquni të kaloni pak kohë jashtë dhe të shijoni diellin menjëherë pasi të zgjoheni. Kështu do të humbni peshë, sugjeron hulumtimi më i fundit amerikan. Studiuesit u kërkuan disa njerëzve, me një moshë mesatare 30 vjeç, të mbanin një monitor dore që mat ekspozimin e tyre ndaj diellit të mëngjesit.
Po kështu, ata mbanin një ditar ushqimor për shtatë ditë rresht, në të cilin regjistronin sa kalori kishin konsumuar atë ditë. U zbulua se njerëzit që kalonin më shumë kohë në diellin e mëngjesit kishin një indeks më të ulët të masës trupore, pavarësisht nga niveli i aktivitetit të tyre gjatë ditës, mosha apo marrja e kalorive.
Ekspertët pohojnë se ekspozimi në diellin e hershëm të mëngjesit, në ndryshim nga më vonë gjatë ditës, është një impuls me të cilin sinkronizohet bioritmi ynë i brendshëm. Kjo e bën më të lehtë krijimin e një rutine gjumi, e cila ndihmon metabolizmin të funksionojë në mënyrë më efikase.
Sigurisht, sa më i shpejtë të jetë metabolizmi, aq më lehtë është të humbni kilogramët e tepërt. Si një arsye tjetër, studiuesit përmendin cilësinë e dritës së mëngjesit: është më e fortë se drita e pasdites sepse përmban më shumë dritë blu. Janë pikërisht këto rreze blu që kanë ndikimin më të fortë në bioritmin tonë.
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Ndryshimet e fundit astrologjike mund të vijnë papritur për disa shenja edhe pse disa prej tyre prisnin me padurim që Marsi të pë...
Selena Gomez dhe Zayn Malik së fundmi janë parë në një restorant në Nju Jork, duke ndezur zërat për një romanc&eu...